Lajmet

Ipko feston 1 vjetorin, dhuron BMW X3

Jun 29 2009
0 Shpërndarje
Ipko feston 1 vjetorin, dhuron BMW X3

Veturën BMW X3 të dhuruar nga IPKO e ka fituar Luljeta Avdiqi nga Prizreni.

IPKO ka festuar përvjetorin e parë të operatorit të vet të telefonisë mobile. Pjesë e këtij përvjetori ishte edhe kampanja e filluar nga IPKO një muaj më parë për shpërblimin e konsumatorëve të vet.

IPKO ka ndarë laptop Mac Book dhe telefon Nokia E65 nga fillimi i kampanjës që shpërblim kryesor kishte BMW X3 të cilin e fitoi zonja Luljeta Avdiqi nga Prizreni. Tërheqja e shpërblimit u bë në përvjetorin e parë të operatorit të telefonisë IPKO në praninë e komisionit dhe mysafirëve që merrnin pjesë në festën e organizuar nga IPKO.

Pas përzgjedhjes së fitueses, drejtori i IPKO Akan Ismaili prezantoi të arriturat e operatorit të telefonisë mobile gjatë vitit të parë të operimit bazuar në një hulumtim të bërë nga Qendra “Gani Bobi” dhe Skelzen Maliqi gjatë muajit tetor me  1037 respodent.

Ky hulumtim ka pasur për qëllim përcaktimin e madhësisë së telekomunikimeve në Kosovë dhe pozitën e IPKO-s në tregun tonë. Rezultatet e këtij hulumtimi kanë treguar se 49 përqind e respodentëve përdorin internetin në Kosovë. Prej këtyre 38 përqind e përdorin rregullisht, 34 përqind shpesh dhe 28 përqind më rrallë që do të thotë një ose dy herë në javë. Në pjesën e ofrimit të shërbimeve të internetit, IPKO ka 59 përqind të tregut, Kujtesa ka 19 përqind dhe PTK 22 përqind, kjo bazuar në hulumtimin e Qendrës “Gani Bobi” dhe Shkelzen Maliqi.

“Në pjesën e telefonisë fikse është vërejtur një rënie të shfrytëzimit të telefonisë fikse në krahasim me periudhën e kaluar ku vetëm 40 për qind e popullatës përdorin telefoni fikse dhe 60 për qind nuk e përdorin më”, shtoi Ismaili. Për gashtë muaj të operimit në telefoni fikse IPKO ka 9 për qind të tregut ndërsa PTK 91 për qind.

Pjesa e telefonisë mobile del se PTK Vala ka 64 për qind të tregut IPKO brenda një viti ka mbërri 35 për qind të tregut, kurse operator të tjerë që janë operator ilegal që veprojnë kjo është në pjesën veriore që do të thotë është një përqindje e vogël domethënë 0.17 për qind.

Një rezyme del se IPKO ka 59 për qind e tregut të internetit, 35 për qind të telefonisë mobile dhe 9 për qind të telefonisë fikse.

“Është rritur penetrimi në telefoninë mobile prej 15 në 20 për qind, ku treg janë ardhur çmime më të lira kemi sofistikuara ofertën dhe është rritur kualiteti i shërbimeve”, vlerësoi ai.

IPKO në ekonomi momentalisht ka 500 të punësuar, mirëpo ky nuk është numri i plotë që punojnë në IPKO, sepse aty punojnë një numër më i madh nga kompanitë e tjera për shkak të mirëmbajtjes së rrjetit.
Ismaili ka theksoi se IPKO është investimi më i madh në Kosovë po ashtu investimi ma i madh Slloven në Kosovë. “Kjo na ka bërë që të jemi në fokus të medieve sllovene dhe medieve këtu por kohëve të fundit jemi duke u përdorur si model që të gjithë investitorët që dëshirojnë të investojnë në Kosovë mund të investojnë”, shtoi Ismaili.

Mbulueshmëria e dhjetorit tregon që kemi 95 për qind të popullatës dhe mbulojmë 88 % të territorit. IPKO me rastin e një vjetorit të ofrimit të shërbimeve të telefonisë mobile ka ngritur tenda zbavitëse në 8 qytete të Kosovës po ashtu ka bërë zbukurimin e Sheshit “Nëna Terezë” në Prishtinë me rastin e festave të fundvitit.

 

Tags >

ipko
Lajmet e fundit>