Lajmet

IPKO Foundation, në kërkim të organizatorëve të inovacionit digjital

Jun 30 2011
0 Shpërndarje
IPKO Foundation, në kërkim të organizatorëve të inovacionit digjital

Në një konkurs punësimi të cilin e kanë postuar online dhe në rrjetet sociale, IPKO Foundation po kërkon dy njerëz që të ndihmojnë në organizmin e ngjarjeve, të cilat do të mbështesin inovacionin, zhvillimin e bizneseve të sektorit të ICT-së dhe zhvillimin e zgjidhjeve teknologjike që adresojnë problemet sociale. 

Ekipi prapa këtyre ngjarjeve do të organizojë një seri të së paku 9 ngjarjeve mujore të cilat do të jenë të modeluara sipas një sistemi të caktuar. Këto ngjarje të rregullta do të mbahen në një ambient ku të rinjtë nga Kosova do të kenë mundësi të takohen dhe të interesohen në gjërat digjitale. 

Sipas konkursit, ideja kryesore bazohet në nevojën që njerëzit kanë nevojë për të mësuar dhe zhakëmbyer gjëra në një ambient të hapur, dhe këtu inspirim ofron barcamp.org. 

Kandidati potencial që dëshiron të aplikojë për këtë pozitë duhet të jetë shumë i interesuar në teknologji, të jetë komunikativ dhe i organizuar, përfaqësues i denjë i brendit IPKO Foundation dhe i njohur me përdorimin e rrjeteve sociale për komunikim dhe promovim. 

Nëse jeni të interesuar dhe po kërkoni më shumë informata klikoni këtë link. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>