Lajmet

IPKO, internet falas në sheshin Nënë Tereza dhe në Brezovicë

Jan 25 2012
0 Shpërndarje
IPKO, internet falas në sheshin Nënë Tereza dhe në Brezovicë

IPKO“Si ofruesi më i madh i internetit në vend, IPKO e kupton kërkesën në rritje të qytetarëve për përdorim të lehtë të internetit në çdo vend, dhe nga çdo pajisje mobile, ndërsa ne besojmë se me ofrimin pa pagesë të internetit në hapësirat më të frekuentuara publike, ne gjithashtu do të jemi kontribuuesi kryesor që shkalla e përdorimit të internetit në Kosovë të rritet dhe të jetë e ngjashme me shtetet më të zhvilluara evropiane” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv i kompanisë IPKO.

Përdoruesit të cilët kanë nevojë për internet të shpejtë WiFi, mund të qasen lehtë dhe krejtësisht falas në rrjet, duke thirrur numrin *678# për tu pajisur me llogari të përdoruesit dhe fjalëkalim. Qasja në internet falas mund të bëhet nga telefonat mobil, laptopët, tabletët apo pajisjet e ndryshme elektronike që lidhen me internet.

Pas tejkalimit të periudhës testuese të projektit, IPKO do të vazhdojë të ofrojë internet WiFi falas edhe në qytetet tjera të Kosovës, përfshirë edhe zonat më të mëdha turistike, të cilat do të bëhen edhe më atraktive për vizitorët lokal si dhe turistët e huaj.

Me këtë shtrirje të gjerë me të gjitha shërbimet bashkëkohore të telekomunikimit, kompania IPKO e pozicionon shtetin e Kosovës si vend modern, ku shkalla e lartë e depërtimit dhe përdorimit të internetit mbetet tregues i fuqishëm i zhvillimit shoqëror. (PCWorld Albanian)

Tags >

ipko
Lajmet e fundit>