Lajmet

IPKO lanson produktin ‘TVim’

Feb 22 2013
0 Shpërndarje
IPKO lanson produktin ‘TVim’

TVimKompania IPKO ka bërë lansimin e një produkti inovativ, që është kombinim i teknologjisë dhe televizionit digjital ‘TVim‘.

Të gjithë konsumatorët e IPKO-s nga tani mund t’i kenë Tv e tyre personale në shtëpi dhe secili konsumator mund ta ketë TV e tij personal në pajisje të ndryshme si ‘Ipad‘, ‘Iphone‘, ‘laptop‘ dhe pajisje të tjera. Deri në fund të muajit mars, konsumatorët e IPKO-s mund ta kenë këtë shërbim falas, ndërsa që nga muaji prill, ata duhet të paguajnë 5 euro në muaj, për përdorimin e këtij produkti.

Ndërsa deri në tre konsumatorë në të njëjtën kohë, mund ta ndajnë aktivizimin e tyre në ‘TVim’, duke përdorur ‘laptop’, ‘tablet’ apo ‘smartphone’.

Robert Erzin, drejtor ekzekutiv i kompanisë IPKO, ka thënë se me këtë platformë, e cila po lansohet sot, secili konsumator i IPKO-s do ta ketë TV e vet personal në pajisje të ndryshme. Me këtë, siç ka pohuar ai, synojnë që ekranin televiziv ta sjellin në pëllëmbë të dorës së konsumatorëve të IPKO-s.

Ndryshe, produkti ‘TVim’ për konsumatorët që kanë pakon familjare në shtëpi, ofron 16 kanale në platformë, duke i përjashtuar kanalet e sportit. Ndërsa për konsumatorët, të cilët në shtëpitë e tyre kanë pakon premium, janë 20 kanale, duke përfshirë dhe kanalet e sportit.

Lista e kanaleve për pakon Familjare është: IPKO kanali i parë, RTK, Top Channel, Klan TV, Bang Bang, Çufo TV, Junior TV, My Music, Digi +, Film Komedi, Film Aksion, EXP Shkencë, EXP Histori, Fox Life, Super Sonic TV, musicAL.

Ndërsa për pakon Premium është: IPKO kanali i parë, RTK, Top Channel, Klan TV, Bang Bang, Çufo TV, Junior TV, My Music, Digi +, Film Komedi, Film Aksion, EXP Shkencë, EXP Histori, Fox Life, Fox Crime, Super Sonic TV, musicAL, Euro Sport, SuperSport Kosova 1, SuperSport Kosova 2. (PCWorld Albanian)

TViM Ipko

Tags >

ipko
Lajmet e fundit>