Lajmet

Ipko mbush10 vjet

Nov 24 2009
0 Shpërndarje
Ipko mbush10 vjet

Ipko 1Këtë fundvit kompania IPKO e feston dhjetë-vjetorin e themelimit të saj si kompani e cila e ka për qëllim, që përdorimin e teknologjisë ta vendos në dobi dhe shërbim të qytetarëve dhe bizneseve në vend.

Ka qenë fundi i vitit 1999 kur kompania IPKO, atëherë e njohur si IPKO Net, është krijuar nga një grup i vogël i njerëzve të cilët shumë shpejtë kanë arritur që të sjellin internetin për të parën herë në Kosovë, duke e mundësuar kështu lidhjen e menjëhershme të Kosovës me botën.

Dhjetë vite më pas, IPKO e ofron internetin, telefoninë fikse dhe televizionin kabllor digjital tek më shumë se 230 mijë familje në tërë vendin, duke e pozicionuar kështu shtetin tonë si vend të zhvilluar, sa i përket shkallës së lartë të depërtimit dhe përdorimit të shërbimeve të telekomunikimit.

Me hyrjen e saj në tregun e telefonisë mobile në Kosovë, si pjesë e një grupi të fuqishëm si Telekomi Slloven, telefonia mobile IPKO ka zbritur çmimet e komunikimit mobil në Kosovë duke ofruar produktet dhe shërbimet më bashkëkohore, dhe ka përvetësuar më shumë se 35 për qind të tregut, i cili është gjithnjë në rritje.

Telefonia mobile IPKO, gjithashtu e ka ndërtuar rrjetin i cili mbulon 99.7 për qind të popullsisë në vend, duke u bërë kështu lider i tregut, sa i përket shtrirjes, kualitetit dhe stabilitetit të sinjalit të telefonisë mobile në Kosovë.

Krahas zhvillimit dhe suksesit të saj në biznes, kompania telekomunikuese IPKO është njëra ndër kompanitë e cila vazhdon të kontribuojë më së shumti në shoqërinë kosovare, duke përkrahur organizata, institucione, aktivitete dhe ngjarje tjera tejet të rëndësishme për mirëqenien e gjithë qytetarëve të Kosovës. 

IPKO konsiderohet si njëra ndër kompanitë telekomunikuese me rritjen dhe zgjerimin më të shpejtë në Evropë e cila sot punëson më shumë se pesëqind njerëz në tërë vendin,
ndërsa mbetet si shtyllë e rëndësishme e ekonomisë së vendit, si investimi më i madh i huaj direkt në Kosovë dhe investimi më i madh i huaj slloven jashtë Sllovenisë. (PCWorld Albanian)

 Momentet Historike të IPKO-s:

1999
Korrik: Fillimi i IPKO-s, si një  projekt humanitar, i quajtur Internet Projekti Kosova

2001
Krijimi i kompanisë, kalimi nga organizata joqeveritare ipko.org, në kompaninë IPKO Net

2002
Marrja e kredisë së parë  nga ProCredit Bank-a për investimin e backbone-s ndërkombëtare për shtrirjen e rrjetit në tërë Kosovën.

2004
IPKO Net përfiton kredi në vlerë  prej 1.65 milionë eurosh nga ProCredit Banka
Platforma online për ndërmarrje sigurimesh
Nënshkruhet marrëveshja me “Albright Group”
IPKO Net lidh marrëveshje me Scientific Atlanta Europe

2005
KEK-u dhe IPKO Net nënshkruajnë  bashkëpunimin
IPKO Net merr pjesë në panairin e teknologjisë informative 
IPKO Net sponsoron koncertin për Ditën e Çlirimit të Prishtinës 
IPKO Net hap qendrën e shitjes në  Prizren 
IPKO Net përkrah “SOS Kinderdorf”-in 

2006
IPKO Net licencohet për telefoni fikse 
Telekomi i Sllovenisë, blen  zyrtarisht IPKO Net-in
Telekomi i Sllovenisë për vizitë  në Kosovë
IPKO Net fillon shtrirjen e fijes optike 

2007
Shënon lansimin e telefonisë mobile me koncertin e rep artistit me famë botërore 50 Cent
Lansohet  rrjeti i  operatorit të dytë mobil IPKO
Bëhet thirrja e parë ndërkombëtare prej rrjetit GSM të IPKO-s
Bëhet thirrja e parë, në Kosovë, nga rrjeti i GSM të IPKO-s
IPKO Net e përkrah “Dokufestin”
IPKO Net shënon klientin e 20.000-të  të shërbimit DUO
IPKO Net zgjedh kompaninë “Ericsson” për shtrirjen e rrjetit GSM
IPKO Net hap qendrat në Pejë, Gjilan dhe Ferizaj  
IPKO Net ndër tatimpaguesit e mëdhenj
Konsorciumi Telekomi i Sllovenisë, IPKO Net dhe Mobitel nënshkruajnë kontratën
Fitues i licencës për operatorë  të dytë të telefonisë mobile

2008
IPKO ndihmon familjet e Malishevës 
IPKO organizon festën e Vitit të  Ri 
IPKO feston njëvjetorin e fillimit të  punës së telefonisë mobile
IPKO lanson pako të reja të  telefonisë fikse dhe internetit 
Fillon projekti digjital TV 
IPKO sponsor i artë i “Dokufest”-it   
Shfrytëzimi dhe dërgesa rekorde e mesazheve multimediale (MMS) 
Shiten 250.000 SIM kartela brenda katër muajve të parë të operimit
IPKO aplikon për licencën kabllore 
IPKO hap dyqanin në lagjen “Dardania”
IPKO me më shumë se 40000 klientë DUO

2009
IPKO dhe Raiffeisen Bank-a lansojnë  kartelat Prepaid Visa me partnerët Better Served Kosova dhe RevEurope
IPKO lanson shërbimin Pay Per View
IPKO me rastin e festës së Fitër Bajramit shpërblen të gjithë konsumatorët duke liruar çmimin për SMS lokal në vetëm 1 cent për të tre operatorët
IPKO ofron pakon DUO, kombinim i televizionit digjital dhe internetit
IPKO zbret çmimet e shërbimit roaming me Maqedoni për 75 për qind me operatorin Cosmofon
IPKO aplikon tarifat e zbritura me të  gjithë operatorët mobilë në Unionit Evropian
IPKO lanson ofertën “Super Rrethi”, ku konsumatorët mund të flasin me 10 veta në rreth për 1 cent në minutë, gjatë një muaji të plotë
IPKO lanson pakon TRIO, kombinim i internetit, televizionit digjital dhe telefonisë fikse
IPKO lanson produktin për telefoni mobile Fillo 10, ku konsumatorët llogaritën për thirrje dhe jo për minutë
IPKO shtrihet në tërë vendin me dyqane të reja dhe distributorë të autorizuar
IPKO sjell bendin e mirënjohur latino-amerikan “Pasion De Buena Vista” në Mitrovicë
IPKO mbyll transmetimin analog   
IPKO lanson shërbimin e televizionit digjital
IPKO hap për të gjithë portalin argëtues dhe informues (www.ipko.net) 
IPKO rregulloi oborrin e shkollës “A.Z.Çajupi” të Mitrovicës 
Fishekzjarrë madhështore dhe argëtim për fëmijët, për 1-vjetorin e pavarësisë
IPKO hap super-qendrën e shitjes dhe biznesit në Prishtinë 
IPKO mbuloi me rrjet pikat kryesore turistike të Kosovës 

Tags >

ipko
Lajmet e fundit>