Biznes

IPKO me DigitAlb lansojnë rrjetin kabllor digjital

Mar 16 2009
0 Shpërndarje
IPKO me DigitAlb lansojnë rrjetin kabllor digjital

IPKO në bashkëpunim me kompaninë DigitAlb nga e hëna do të ofrojë përmbajtja atraktive me një listë prej 60 kanalesh televizive duke përfshirë kanalet nacional dhe lokale të Kosovës dhe kanalet e mirënjohura të platformës DigitAlb duke përfshirë kanalet SuperSport si dhe të shumë kërkuarit Big Brother 1 dhe 2.

Faza testuese zgjat nga data 16 deri më 31 Mars 2009, ku shërbimi i Televizionit Digjital IPKO është pa pagesë, ndërsa për marrësin digjital dhe kartën SMART konsumatorët duhet të paguajnë depozitën prej 10 eurove.

 

 

alt
Akan Ismaili, drejtor ekzekutiv i IPKO

Rrjeti kabllor digjital IPKO, konsumatorëve iu mundëson të shikojnë kanale dhe programe të shumta në platformën digjitale, duke ofruar fotografi dhe zë të cilësisë së lartë, si dhe shërbime tjera televizive dhe interaktive. Marrësi digjital ka ndërfaqen në gjuhën shqipe si dhe ofron Guidën e Programeve e cila njofton për të gjitha programet që transmetohen në kanale të ndryshme. Pranuesi digjital është i markës KAON që i është i njëjtë me atë që DigitAlb ofron edhe në Shqipëri, derisa ofertat për pakot e DigitAlb sipas drejtorit ekzekutiv të IPKO Akan Ismaili janë më të lira se ato që ofrohen në rrjetin e DigitAlb në Shqipëri dhe në rrjetin satelitor.

alt
Kanalet në pakon Premium

“ Oferta televizive digjitale e IPKO është e pakrahasueshme në përmbajtje dhe cilësi me cilëndo nga ofertat tjera në treg”, tha drejtori ekzekutiv i IPKO, Akan Ismaili. 
Shërbimi i Televizionit Digjital IPKO fillimisht ofrohet vetëm në regjionin e Prishtinës i cili përfshinë qytetin e Prishtinës, Fushë Kosovën, Ajvali dhe Graçanicë ndërsa shumë shpejt ky shërbim do të ofrohet edhe në vendet tjera të Kosovës. 
“ Me këtë lansim ne nuk po përfundojmë asgjë. Kjo është vetëm një nismë e cila do të plotësohet vazhdimisht me programe te reja dhe në bazë të preferencës së konsumatorëve”, tha z.Akan Ismaili.

alt
Astrit Salihu, drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun
duke demostruar punën e pranuesit digjital.

Pas përfundimit të periudhës promovuese (31 Mars), shikuesit mund të zgjedhin mes 3 pakove: Family, Sport dhe Premium (e cila përbëhet nga dy programet e dy pakove të para). Çmimi mujor për pakon Family do të kushtojë 9.95€, pako Sport ofrohet për gjashtë muaj me çmim prej 64.95€ dhe pako Premium ofrohet për një vit me çmim prej 174.95€. Këto çmime do të vlejnë deri më 16 Gusht dhe pas kësaj date do të ofrohen çmime të reja të cilat sipas deklarimit të drejtorit ekzekutiv të IPKO, Akan Ismaili do të jenë më të larta.

Lajmet e fundit>