Harduer

IPKO me internet më të shpejtë dhe stabil

Jul 5 2012
0 Shpërndarje
IPKO me internet më të shpejtë dhe stabil

Ofruesi i shërbimeve telekomunikuese IPKO, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka instaluar pajisjet e më të reja të teknologjisë nga CISCO, dhe tani e tutje do të jetë në gjendje të ofroj internet më të shpejt dhe më stabil, për të gjithë klientët biznesor dhe ata rezidencial në tërë territorin e vendit.

Kompania IPKO njofton se migrimet e fundit të rrjetit fiks në platformën DOCSIS 3.0, u mundësojnë klientëve të saj të kenë internet më të shpejtë dhe më stabil, si në shtëpi ashtu edhe në zyrat e tyre.

IPKO thotë se ka investuar rreth 3 milionë euro në platformën e re, dhe si rezultat i tërë rrjeti fiks (interneti, televizioni digjital dhe telefonia fikse), i kompanisë IPKO tani është në DOCSIS 3.0, avansim teknologjik që do të siguroj internet të shpejt dhe shërbim të qëndrueshëm gjatë tërë ditës.

“Si ofruesi më i madh i internetit në vend, ne gjithmonë jemi të përkushtuar të investojmë në teknologji të reja dhe të bashkëpunojmë me kompani të mëdha botërore për të ofruar internet edhe më të shpejtë, si dhe përvojë edhe më të mirë konsumatore” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv i kompanisë IPKO.

Një përparësi tjetër e kalimit në DOCSIS 3.0, është se të gjithë klientët e internetit nga IPKO do të kenë qasje shumë më të lehtë dhe të drejtpërdrejt në internet, pa pasur nevojë të shkruajnë llogarinë e përdoruesit ose fjalëkalimin, siç kanë vepruar më herët.

“Me migrimin në DOCSIS 3.0, IPKO është shndërruar në lider të rajonit për internet të shpejt dhe shërbim të qëndrueshëm, ndërsa ka ndërtuar rrjetin i cili tani mund të krahasohet me vendet e zhvilluara të cilat kanë rrjet të avansuar dhe shkallë të lartë të depërtimit të internetit, siç janë Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca apo Sllovenia,” përfundoi Erzin.

Me këtë shtrirje të gjerë me të gjitha shërbimet bashkëkohore të telekomunikimit, kompania IPKO e pozicionon shtetin e Kosovës si vend modern, ku shkalla e lartë e depërtimit dhe përdorimit të internetit mbetet tregues i fuqishëm social, thuhet më tej në komunikatën e kompanisë IPKO. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>