Lajmet

IPKO me internet të shpejt dhe të lirë

Jul 28 2012
0 Shpërndarje
IPKO me internet të shpejt dhe të lirë

Si njëri ndër ofruesit kryesor të shërbimeve të telekomunikacionit në Kosovë, IPKO ka lansuar pakon më të shpejt të internetit për tregun e Kosovës, si nevojë për të ju përgjigjur kërkesave gjithmonë në rritje të tregut, si dhe për të avansuar përvojen e përdorimit të internetit të shpejtë për punë, apo nevoja personale, ka njoftuar IPKO përmes një komunikate për media.

“Duke e vërejtur se puna, edukimi dhe biznesi i shumë qytetarëve të Kosovës sot varet gjithnjë e shumë nga interneti, ne kemi vendosur që të krijojmë një pako me shpejtësi maksimale të internetit, me të cilën ne synojmë që të përshpejtojmë komunikimin dhe qasjen e kosovarëve në internet”, deklaroi Robert Erzin, drejtor ekzekutiv i kompanisë IPKO.

Me lansimin e “Pako 5”, IPKO tani ofron internet me shpejtësi deri në 80Mbps, me limit të transferit të përmbajtjes në 200GB, ndërsa pas tejkalimit të transferit të lejuar, shpejtësia e pakos vazhdon me shpejtësi prej 10Mbps.

Në anën tjetër, IPKO ka liruar edhe çmimin e pakos 4 të internetit, çmimi mujor i së cilës është zbritur nga 39.95 në 29.95 euro, ndërsa konsumatorët të cilët e blejnë këtë pako për periudhë 1 vjeçare do të kursejnë 50 euro – duke marrë beneficionet e njëjta të pakos. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>