Lajmet

Ipko me një formë të re të shpërblimeve

Apr 1 2011
0 Shpërndarje
Ipko me një formë të re të shpërblimeve

Kompanitë e tregjeve ndërkombëtare janë duke praktikuar një teknikë të komunikimit me konsumatorët dhe përkrahësit e tyre përmes rrjeteve sociale, ndërsa në Kosovë apo Shqipëri kjo ende nuk është duke ndodhur. Megjithatë ka të tillë, sikurse operatori mobil i tregut të Kosovës IPKO që vazhdon të sjellë inovacione në treg dhe të implementojë forma të reja të komunikimit me konsumatorët e saj. Ishte e para kompani që lansoi në tregun e Kosovës qasjen pa pagesë në Facebook përmes 0.facebook.com, e vazhdon të jetë e para me kujdes dhe trajtim të veçantë ndaj konsumatorëve të saj.

Kohë më parë IPKO ka prezantuar një reklamë interesante në Facebook që u bënte thirrje përcjellësve të faqes së saj që me datën 1 prill të postojnë një fotografi, status apo diçka tjetër të veçantë, dhe të pranonin për këto gjëra sa më shumë pëlqime nga miqtë e tyre. Si rrjedhojë konsumatorët do të përfitonin minuta falas brenda rrjetit të IPKO e gjithashtu edhe mundësinë për dy telefona mobil Nokia.

Loja që filloi sot pati në mes tjerash edhe shumë debate rreth asaj nëse kjo është e vërtetë apo jo, por megjithatë në njoftimin zyrtar të publikuar në faqen zyrtare të IPKO-së në Facebook u publikuan edhe emrat e fituesve dhe u hoqën dilemat rreth kësaj çështjeje. Klikoni këtu për të parë listën e plotë të fituesve.

Por përderisa IPKO po vazhdon të trajtojë me kujdes konsumatorët e saj dhe të bashkëveprojë me ta në forma të ndryshme, operatori tjetër Vala nuk po shfaq interesim të ngjashëm…

Lajmet e fundit>