Lajmet

Ipko me ofertë të re me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

Nov 7 2012
0 Shpërndarje
Ipko me ofertë të re me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, IPKO ju dhuron falas numrin e ri 049, së bashku me 1100 minuta, SMS ose MB.

Për t’i pranuar këto sms, minuta apo MB falas, ju duhet të përzgjidhni se çfarë dëshironi të pranoni kur të merrni numrin. Menjëherë pas thirrjes së parë, ju do t’i merrni 300 minuta, SMS apo MB.

Ndërsa pjesën tjetër e merrni të ndarë në katër muaj, nga 200 MIN, SMS apo MB të cilat do ti pranoni radhazi pasi të bëni së paku 1 € mbushje.

Në këtë mënyrë, ju do të pranoni muajin e parë 300 MIN, SMS apo MB dhe çdo muaj tjetër, për katër muaj rresht, nga 200 MIN, 200 SMS ose 200 MB FALAS, sipas zgjedhjes, në telefonin tuaj.

Vizitoni dyqanin më të afërt të IPKOs, bëj pagesën prej 3 € për të marrë pakon dhe zgjedh nëse dëshiron të marrësh minuta, sms apo MB.

Oferta vlen gjatë tërë muajit nëntor. (PCWorld Albanian)

Tags >

ipko
Lajmet e fundit>