Lajmet

IPKO me ofertë verore

Jul 8 2012
0 Shpërndarje
IPKO me ofertë verore

Siç duket ofertat verore nga operatoret e telefonisë mobile në Kosovë nuk kanë të ndalur.

Operatorit privat të telefonisë mobile IPKO nuk i është dashur shumë kohë që t’i kundërpëgjigjet ofertës së sapo lansuar nga Vala. IPKO sot lansoi ofertën ku me 3 euro ju mund të blini numër të ri, dhe atë me 3 euro mbushje dhe si dhuratë IPKO ofron 1000 minuta, 1000 sms dhe 1000MB falas.

Menjëherë pas thirrjes së parë, ju do t’i merrni 200 minuta, sms apo MB. Ndërsa pjesën tjetër e merrni të ndarë në katër muaj pasi që të bëni mbushje së paku 1€. Në këtë mënyrë, ju do të merrni çdo muaj nga 200MIN, 200SMS ose 200MB FALAS, sipas zgjedhjes, në telefonin tuaj!

Për të kontrolluar llogarinë e bonuseve duhet të thirrni *100#. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>