Lajmet

Ipko me platformën “HEJ”, ofron shpërblime për përdoruesit e saj

Nov 17 2012
0 Shpërndarje
Ipko me platformën “HEJ”, ofron shpërblime për përdoruesit e saj

Anëtarët e komunitetit Hej! Pse po pret? mund t’i ftojnë të gjithë miqtë e tyre në komunitet, duke i shpërblyer të gjithë me nga një muaj abonim falas. Për vete, përveç abonimeve falas ata mund ta fitojnë edhe dhurata tjera të vlefshme. Prej ditës së premte anëtarët e platformës Hej! Pse po pret? mund ta shpërblejnë veten dhe miqtë e tyre me komunikim krejtësisht falas.

Të gjithë anëtarët e rinj dhe ata ekzistues të komunitetit Hej! do të pranojnë nga një kod, të cilin mund ta shpërndajnë tek të gjithë miqtë e tyre që nuk janë pjesë e tij, dhe pas aktivizimit të kodit, ata do të fitojnë abonim një mujor falas, me të gjitha benefitet e tjera (500 MIN, SMS, MMS, MB dhe qasje në portalin hej.ipko.com).

Ndërsa, anëtarët e komunitetit Hej! të cilët shpërndajnë kodet tek miqtë e tyre gjithashtu do të shpërblehen. Sa më shumë miq që anëtarët e hej! sjellin në komunitet, aq më shumë do të shpërblehen me komunikim të plotë falas.

“Nuk rastis shpesh që një i ri të mund të shpërblejë me dhjetëra miq me kaq shumë mundësi për komunikim dhe argëtim, sa ofron sot komuniteti Hej!. Me hej!, ne synojmë që të rinjëve kosovar tu japim pikërisht atë që atyre ju duhet: shumë komunikim dhe dhurata të cilat ata mund t’i shpërndajnë me të gjithë miqtë e tyre”,- ka thënë Alban Kastrati, drejtues i marrëdhënieve me publikun për IPKO dhe hej! Pse po pret?.

Përveç mundësisë së komunikimit të plotë, anëtarët e komunitetit Hej! e kanë mundësinë të shprehen në portalin interaktiv Hej! përmes aplikacioneve mobile, aplikacioneve për Facebook, të ndjekin ngjarjet më interesante kudo në Kosovë, si dhe të luajnë lojëra.

Anëtarësimi në Hej! për përdoruesit e rinj mund të bëhet në ndonjërin nga 17 dyqanet zyrtare të IPKO-së apo direkt nga shitësit ambulantë, ndërsa përdoruesit ekzistues të shërbimeve mobile të kompanisë mund të hyjnë në komunitet, duke thirrur kodin *888#.

Për çdo mik që anëtarët e Hej! sjellin në komunitet mund të fitojnë 1,2 ose 3 abonime mujore falas, ndërsa nëse një anëtar aktiv sjell 10 miq në Hej! i njëjti shpërblehet edhe me një telefon, Samsung Galaxy Corby II. (PCWorld Albanian)

Skema e shpërblimeve për këta anëtarë është si më poshtë:

• 1 deri në 3 shokë, fiton 1 muaj hej! falas

• 4 deri në 6 shokë, fiton 2 muaj hej! falas

• 7 deri në 9 shokë, fiton 3 muaj hej! falas

• E kur anëtari sjellë 10 shokë, e fiton një Samsung Galaxy Corby II

Tags >

ipko
Lajmet e fundit>