Biznes

IPKO me qendër të shitjes dhe biznesit në qendër të Prishtinës

Feb 9 2009
0 Shpërndarje
IPKO me qendër të shitjes dhe biznesit në qendër të Prishtinës

IPKO në qendrën e hapur i ofron konsumatorëve mundësinë që të përdorin shërbimet e internetit falas, të informohen dhe të provojnë performansat e telefonave mobil që IPKO ka në ofertë, por gjithashtu munden edhe të relaksohen në këndin për kafe duke i ofruar konsumatorëve shërbim të pakrahasueshëm. IPKO kështu vërteton se është i përkushtuar që të jetë sa më afër me konsumatorin dhe t’i ofrojë konsumatorëve të vet kujdesin sa më të mirë në tregun kosovar.

Kompania telekomunikuese IPKO gjithsej ka dhjetë dyqane të shitjes dhe biznesit në tërë territorin e Kosovës, derisa IPKO deklaron se numri i këtyre dyqaneve do të shtohet gjatë vitit.

 

Lajmet e fundit>