IPKO merr pjesë në MWC 2012, premton risi në treg

Mar 6 2012
0 Shpërndarje
IPKO merr pjesë në MWC 2012, premton risi në treg

600px-IPKO_logo.svgNë ngjarjen më të madhe të industrisë mobile në të cilën marrin pjesë më shumë se 60.000 njerëz, 3.000 drejtor ekzekutiv nga kompanitë më të mëdha botërore të teknologjisë, 3.000 kanale mediale, dhe 12.000 zhvillues të aplikacioneve mobile, kanë marrë pjesë edhe disa nga menaxherët e IPKO’s të cilët kanë zhvilluar takime të rëndësishme me liderët botëror të teknologjisë, nga lider global në treg si Cisco dhe Ericsson. 

“Qëllimi i prezencës tonë të vazhdueshme në Kongres është gjetja e mundësive të reja të bashkëpunimit me liderët botëror të teknologjisë, për të sjell produktet dhe shërbimet më të avancuara të teknologjisë edhe tek përdoruesit kosovar.

Prezenca jonë në MWC këtë vit ka qenë shumë e frytshme, dhe rezultatet e para të bashkëpunimit me kompanitë më të mëdha botërore do të shihen shumë shpejtë” ka thënë Alban Kastrati, drejtues i marrëdhënieve me publikun në IPKO. 

Disa nga kompanitë botërore të cilat kanë qenë pjesëmarrje në edicionin e sivjetmë të Mobile World Congress, përfshijnë emrat e mirënjohur të industrisë, si IBM, Google, Facebook, Nokia, Samsung, HTC, HP, Ericsson, Research In Motion, Cisco, Oracle, AT&T, Vodafone, eBay, Foursquare, Deutsche Telekom, Adobe, Alcatel-Lucent, Citigroup, Telefonica, Visa, Huawei, ZTE, etj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>