Lajmet

IPKO ofron mundësinë e blerjes së shërbimeve përmes telefonit mobil

Apr 15 2011
0 Shpërndarje
IPKO  ofron mundësinë e blerjes së shërbimeve përmes telefonit mobil

Blerja e shërbimeve përmes telefonit mobil, apo siç njihet ndryshe edhe si përdorimi i “kuletës virtuale” tani ofrohet edhe në vendin tonë. Të gjithë konsumatorët e telefonisë mobile IPKO tani mund të blejnë produkte dhe shërbime nga telefoni i tyre mobil.

Menyja elektronike e cila iu ofrohet përdoruesve të telefonisë mobile IPKO përmes shtypjes së kodit *101#, ofron mundësinë e menaxhimit të të gjitha shërbimeve të telefonisë mobile që përdor konsumatori, si dhe blerjen e të gjitha pakove të internetit, televizionit digjital apo telefonisë fikse nga çdo lloj i telefonit mobil.

“Përmes blerjes së shërbimeve nga telefoni mobil, ne synojmë që ta ofrojmë teknologjinë e fundit tek konsumatori ynë, si dhe ta bëjmë atë të thjeshtë për tu përdorur” ka thënë Robert Erzin, Drejtor Ekzekutiv në IPKO. “Sot, blerja e të gjitha shërbimeve tona mund të bëhet 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, dhe me një funksion të vetëm, i cili ofrohet falas dhe mund të përdoret nga çdo lloj i telefonit mobil”.

Për më shumë, kjo meny ofron edhe mundësinë e menaxhimit të shërbimeve të ndryshme në numrin mobil 049, blerjen e shërbimeve tjera të ofruara nga IPKO, aktivizimin e ofertave si dhe informim në kohë reale për lajme sportive. Qasja në menynë elektronike për blerjen e shërbimeve nga telefoni mobil ofrohet pa pagesë.

Pas shtypjes së kodit *101# hapet menyja e cila ofron katër kategori të ndryshme, siç janë: menaxhimi vetanak i llogarisë së telefonit mobil, pagesat për të gjitha pakot e televizionit kabllor digjital, internetit dhe telefonisë fikse, aktivizimi i ofertave të ndryshme, si dhe aktivizimi i shërbimeve tjera argëtuese, si Livescore etj.
 
Kohëve të fundit, IPKO e ka mundësuar blerjen e të gjitha shërbimeve të saj edhe përmes bankave komerciale në Kosovë, si ProCredit, Raiffeisen, NLB Prishtina, Banka Ekonomike dhe TEB. IPKO njihet si operatori i parë mobil, sa i përket çmimeve të volitshme, kualitetit

Lajmet e fundit>