Lajmet

IPKO po regjistron mbi 5 mijë konsumatorë në ditë

Feb 11 2011
0 Shpërndarje
IPKO po regjistron mbi 5 mijë konsumatorë në ditë

Operatori mobil IPKO më herët pati thënë se vetëm në ditët e para të këtij procesi të obliguar me ligj, ka arritur të regjistrojë 60 mijë konsumatorët e parë të telefonisë mobile, ndërsa tani merret vesh se ky trend është në rritje dhe interesimi i konsumatorëve të tyre mbetet i njëjtë, madje ka shënuar rritje.

Zëdhënësi i IPKO-s, Alban Kastrati, tha për Telegrafi se trendi i regjistrimit të konsumatorëve është në rritje, dhe se i njëjti çdo ditë kalon mesataren prej 5000 konsumatorëve të cilët e regjistrojnë numrin e tyre.
“IPKO po regjistron me mijëra konsumatorë çdo ditë. Më saktësisht, mesatarja ditore e kalon numrin e 5000 konsumatorëve, çdo ditë”, theksoi ai.

Përkundër kësaj Kastrati ka apeluar tek konsumatorët që të bëjnë regjistrimin e numrit tw tyre mobil IPKO, para datës 28 shkurt.

Me 1 dhjetor 2010 ka hyrë në fuqi Rregullorja për Regjistrimin e Përdoruesve të Telefonisë Mobile e miratuar nga ART-ja, sipas së cilës të gjithë ofruesit e shërbimeve telekomunikuese mobile obligohen që të bëjnë regjistrimin e përdoruesve me parapagim para aktivizimit të shërbimit. /telegrafi.com

Lajmet e fundit>