Lajmet

IPKO ridizajnon ueb faqen www.ipko.com

May 26 2009
0 Shpërndarje
IPKO ridizajnon ueb faqen www.ipko.com

Falë ridizajnimit që është kryer nga “Rrota”, kjo ueb faqe ka ofruar një identitet të ri të shërbimeve që janë në ofertë. Gjërat tani janë më tërheqëse për syrin dhe shfletimi është lehtësuar jashtëzakonisht për përdoruesin e thjeshtë. Siç dihet në këtë faqe ju mund të gjeni të rejat më të fundit mbi shërbimet e telefonisë mobile, shërbimet e internetit, shërbimet e televizonit kabllor si dhe shërbimet e telefonisë fikse. Mund të përcillni nga afër gjendjen e llogarisë suaj nëse jeni të lidhur me Ipko, si dhe mund të kërkoni më shumë detaje për gjërat që ju interesojnë.

Në anën tjetër portali www.ipko.net, prej ditës së hënë ka vendosur një kamerë përmes së cilës mund të shikoni drejtpërsëdrejti dhe në kohë reale se çfarë po ndodhë në njërën nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit që nis prej Hotel Grand deri te rrethi në Ulpianë si dhe një pjesë të madhe të qytetit përreth këtyre dy pikave. Kamera është e automatizuar dhe vazhdimisht ndërron shtrirjen e pozicionit nga njëri skaj i kësaj hapësire që mbulon deri tek tjetri. 

 “Përmes këtij shërbimi qytetarët mund të njoftohen mbi tollovitë në komunikacione dhe rrugë, ndërsa kosovarët që jetojnë jashtë të heqin pak nga malli për Kosovën dhe Prishtinën nga komforti i shtëpive të tyre”, tha Astrit Gashi, Drejtues për Marrëdhënie me Publikun në IPKO.

Sipas z. Astrit Gashi, për pak ditë IPKO do të sjellë në portalin e saj argëtues dhe informues, edhe pjesë të tjera të Kosovës.Sigurisht që tanimë veçse e keni të ditur se në portalin IPKO mund të vazhdoni të përcillni ende drejtpërsëdrejti edhe Brezovicën.

Keni parasysh se mund të hasni në pengesa gjatë shikimit të kamerës së Prishtinës, për shkak të ngarkesës së serverit. Në portal sugjerohet që të rifreskoni uebfaqen ose të provoni sërish “më vonë”.

Këtë kamerë mund ta përcillni edhe ju përmes këtij linku.
http://ipko.net/ipko_portal/site/index.php?p=26

 

 

Lajmet e fundit>