Lajmet

IPKO, rrafsh 8.5 cent drejt secilit operator në Kosovë

May 20 2011
0 Shpërndarje
IPKO, rrafsh 8.5 cent drejt secilit operator në Kosovë

Përdoruesit e telefonisë mobile IPKO,kohë më parë shijuan një ofertë të re të telefonave mobil në dyqanet e IPKO dhe tanimë kanë një arsye për të festuar më shumë sepse oferta po zgjerohet me diçka shtesë. Kësaj radhe, IPKO ka prezantuar një model të ri tarifor i cili ofron një çmim të vetëm për thirrje, drejt të gjithë operatorëve mobil në Kosovë.
 
“Rrafsh”, është modeli më i ri tarifor i telefonisë mobile IPKO, përmes të cilit konsumatorët e saj mund të bëjnë thirrje, apo të dërgojnë SMS, tek të gjithë operatorët mobil në Kosovë. Me “Rrafsh”, një thirrje drejt cilitdo operator mobil në Kosovë kushton 8.5 centë në minutë, ndërsa një SMS 6.5 cent.
 
“Prej ditës së parë të operimit të kompanisë IPKO në telefoni mobile, ne gjithnjë kemi synuar që ofertat tona të jenë të volitshme, të thjeshta, dhe të veçanta për të gjithë konsumatorët tanë” – ka thënë Robert Erzin, Drejtor Ekzekutiv në IPKO. “Sot, përdoruesit e tarifës Rrafsh, përveç se do të flasin dhe shkruajnë më shumë çdo ditë, ata kanë edhe një pako e cila e bën jetën e tyre më të thjeshtë, dhe me më shumë komunikim”.

Për ta aktivizuar këtë plan tarifor nuk ka asnjë kosto, ndërsa përdoruesit duhet të dërgojnë SMS tek numri “123”, me tekst “rrafsh”.  Me ofertën “Rrafsh”, çdo minutë dhe SMS, drejt çdo operatori mobil në Kosovë, tarifohet me një çmim të vetëm, 24 orë në ditë, çdo ditë të javës,

Përveç ofertës Rrafsh, telefonia mobile IPKO së fundmi ka lansuar edhe pako me telefonat e mençur mobil, të prodhuesve të njohur botëror si Nokia, HTC dhe Samsung, me mundësi pagese deri në 12 muaj.

E tani me këtë ofertë i bie që më lirë është të komunikosh prej IPKO-s drejt Vala-s sesa brenda vet rrjetit të Vala-s, që kushton 0.09 euro për 1 minutë bisedë mes dy përdoruesve që nuk kanë njëri tjetrin në rreth.

Lajmet e fundit>