Lajmet

IPKO rrit shpejtësinë e internetit, ofron pako të re promovuese

Dec 20 2012
0 Shpërndarje
IPKO rrit shpejtësinë e internetit, ofron pako të re promovuese

IPKOMe ardhjen e festave të fundvitit, ofruesi më i madh i internetit në Kosovë, kompania IPKO ka dyfishuar shpejtësinë e internetit për pakot ekzistuese, pa i lëvizur çmimet.

Gjithashtu për çdo familje kosovare ofron pako të re promovuese me çmim të përballueshëm.

Pakoja e internetit e cila ofronte deri 5Mbps, tani për të njëjtin çmim ofrohet me 10Mbps, ndërsa edhe shpejtësia e internetit në pakon që ofronte 10Mbps, tani është rritur në 15Mbps.

Me ndryshimet e reja, shpejtësia e ofruar në pakot e internetit nga IPKO është nga 10Mbps deri në 80Mbps, që njëkohësisht është pakoja më e shpejtë e internetit në Kosovë.

Përditësimi i pakove me shpejtësi të re vlen njëkohësisht edhe për shërbimet e kombinuara, të cilat përfshijnë pakot Duo, Trio dhe Quatro.

Pakot ofrojnë lidhje të pakufizuara të pajisjeve që qasen në internet. IPKO tani ofron edhe një pako mujore të internetit pa limit, për konsumatorët e rinj, e cila kushton vetëm 7.95 euro në muaj, me shpejtësi që arrin deri në 3Mbps.

Sipas zyrtarëve të kompanisë, IPKO është zotuar ta përshpejtojë procesin e shtrirjes dhe rritjes së shpejtësisë së internetit në Kosovë, sepse kompania ka planifikuar edhe shumë risi tjera, të cilat në fokus do ta kenë inovacionin dhe mundësitë e reja të ofruara për të parën herë në tregun kosovar.

IPKO vazhdon të jetë ofruesi kryesor i internetit, edhe nga shtrirja e rrjetit, edhe nga numri i konsumatorëve.

Kompania posedon rrjetin më të gjerë tokësor – fiks me 240.000 porte, në tërë territorin e Republikës së Kosovës. (PCWorld Albanian)

Ipko

Tags >

ipko
Lajmet e fundit>