Lajmet

Ipko shkëlqen portalin IPKO.net

Nov 7 2009
0 Shpërndarje
Ipko shkëlqen portalin IPKO.net

Portali www.ipko.net i kompanisë telekomunikuese IPKO tani para vizitorëve të saj arrin me një pamje të re që tregon më shumë elegancë dhe modernizëm në të, gjë që në fakt është edhe karakteristikë e kësaj kompanie që ofron shërbime të shumta telekomunikuese në Kosovë.

Sigurisht ky ndryshim është i mirëpritur pasi që ky portal më parë kishte të njëjtin destinacion të informimit dhe argëtimit, por radhitja dhe shpërndarja e elementeve nëpër ueb ishte paksa konfuze dhe ishte e vështirë për vizitorin që të kërkonte me lehtësi atë që dëshironte. Duket se uebi tani po hapet edhe më shpejt se më parë, dhe në bazë të www.alexa.com, ky portal hapet për 1.062 sekonda (që është 82% më shpejt sesa faqet e tjera).

Në kuadër të këtij portali, që është qendër informuese për këdo anembanë botës, ju mund të gjeni informacione të llojllojshme rreth politikës, sportit, shoubizit, teknologjisë, etj. Radhitja e kategorive tani është zhvendosur prej pjesës së sipërme në anën e majtë të uebit dhe u është rritur madhësia e fontit duke ofruar kështu një pamje më tërheqëse dhe më unike të uebit.

Më parë sigurisht mungonin veçoritë për shpërndarjen e lajmeve që lexoni në këtë portal nëpër rrjete tjera sociale (veçori që gjendet këtu në PC World Albanian – shikoni ikonat nën artikull), ndërsa tani kjo veçori më nuk mungon, duke iu ofruar kështu juve mundësin për të shpërndarë këta artikuj nëpër rrjetet që i preferoni. Në portal gjithashtu është vendosur edhe një hapësirë që shfaq përmbajtje nga media të ndryshme si Telegrafi.com, Gazeta Express, CNN dhe BBC.

Sigurisht rubrikat me lojëra dhe argëtim nuk mungojnë dhe ato tani janë pasuruar edhe më shumë. Në anën e djathë siç ka qenë edhe më parë, është e vendosur “Live Cam” që ofron pamje në kohë reale prej dy lokacioneve të ndryshme në Prishtinë si dhe pamje në kohë reale nga Brezovica.

Hapësira e përdoruesit siç duket nuk ka qenë pjesë e projektit për shkëlqim të portalit, pasi kjo hapësirë ka dizajnin e njëjtë me atë të mëparshmin.

Lajmet e fundit>