Biznes

IPKO blenë zgjidhje të mëtutjeshme nga Fine Point Technologies

Dec 11 2009
0 Shpërndarje
IPKO blenë zgjidhje të mëtutjeshme nga Fine Point Technologies

Zgjidhja më e fundit nga ServPoET, që punon mbi SUN, do t’i mundësojë IPKO-së të shpejtojë vendosjen e shërbimeve brezëgjerë (broadband), përkrahjen për një model operacional të shkallëzuar dhe lirimin e resurseve ekzistuese të rrjetit për të ofruar një linjë të re kabllore dhe shërbime mobile.

“Platforma ServPoET nga Fine Point i ofron IPKO-së një alternativë shumë më të përballueshme për zgjerim të rrjetit, në vend se thjeshtë të shtohen më shumë router nga një kompani më e madhe si Cisco” tha CEO i Fine Point Technologies, Todd ruelle. “Ne kemi një histori krenare me IPKO-në qysh prej vitit 2006, dhe kemi vlerësuar mundësinë për të luajtur një rol të rëndësishëm në përkrahjen e infrastrukturës së ISP-së së parë të Kosovës”.

Platforma e menaxhimit brezgjerë ServPoET nga Fine Point, që punon mbi SUN Microsystems, ka një serverë përfundimtar PPPoE/PPPoA (Point Protocol over Ethernet/ATM) me kapacitet të madh, dhe është krijuar përmes vendosjes së shërbimeve brezëgjerë të performancës së lartë (DSL, Kabllo, Wireless dhe BPL). Ofruesit e shërbimeve shfrytëzojnë protokollin ServPoET për të grumbulluar, menaxhuar dhe shkallëzuar përkrahjen për rritjen e abonentëve brezëgjerë me pothuajse një të tretën e kostos të zgjidhjeve tjerra të ofruara nga konkurrentët më të mëdhenj. Fine Point ka shitur dhe instaluar ServPoET në më shumë se 300 lokacione anembanë botës.

“Fine Point ka qenë një partner i shkëlqyer biznesi dhe i ofron IPKO-së zgjidhje të fuqishme teknologjike me çmime të cilat realisht mundësojnë që kompania jonë me rritje rapide të optimizojë më mirë investimet në rrjet, ndërsa në anën tjetër të shkallëzojë vendosjen e shërbimeve të reja të IPKO-së tek më shumë konsumatorë” u shpreh, Shefi ekzekutiv i IPKO-së, Akan Ismaili u shpre

IPKO njihet si një prej kompanive me rritjen më të shpejtë në Evropë në fushën e telekomunikacionit dhe si e tillë llogarit si lojtar kyç në ekonominë e Kosovës. IPKO ka filluar me inkorporimin e zgjidhjeve nga FINE POINT në vitin 2006.

Lajmet e fundit>