Lajmet

Ipko feston ditëlindjen bashkë me qytetarët e Kosovës

Dec 13 2009
0 Shpërndarje
Ipko feston ditëlindjen bashkë me qytetarët e Kosovës

Gjatë ditës së sotme, përkatësisht me 12 dhjetor 2009, në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, kompania IPKO organizon festë të madhe për të gjithë qytetarët, të cilët janë argëtuar si asnjëherë më parë për festat e fundvitit.

Muzikë, lojëra, shpërblime, personazhe të njohura për fëmijët, akrobacione, fishekzjarrë, shoqërim i pandërprerë për dhjetë orë dhe shumëçka tjetër u është rezervuar të gjithëve që dëshirojnë të argëtohen dhe të festojnë ditët e fundit të këtij viti.

IPKO1_164304082.jpg

“IPKO ka gjetur një mënyrë më ndryshe për ti thënë “Faleminderit” të gjithë qytetarëve të Kosovës, të cilët ia kanë bërë të mundur kompanisë telekomunikuese që të ketë rritje dhe zhvillim të vazhdueshëm, për 10 vjet rresht” tha Alban Kastrati, Zyrtar për Marrëdhënie me Publikun në IPKO.

Lajmet e fundit>