Analiza

IPKO më i liri për roaming

Aug 13 2010
0 Shpërndarje
IPKO më i liri për roaming

Dihet se qytetarët e Kosovës, gjatë sezonës së verës udhëtojnë më shpesh se sa zakonisht jashtë shtetit. Ata zakonisht zgjedhin Shqipërinë, Malin e Zi, ose Kroacinë për pushime verore, ndërsa këto janë pikërisht vendet për të cilat IPKO i ka liruar çmimet e roamingut, pa e përjashtuar edhe Maqedoninë, e cila gjithashtu frekuentohet shpesh nga qytetarët tanë.

Për Maqedoninë, IPKO aplikon tarifë të njëjtë sikur me të gjithë operatorët mobil në shtetet anëtare të BE-së ku pranimi i thirrjes kushton 23 cent, ndërsa pranimi i SMS-ve ofrohet falas nga kjo telefoni mobile.

“IPKO është operatori i vetëm mobil në Kosovë, i cili e ka një çmim unik dhe të standardizuar në roaming, me të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian, çmime këto deri në 50 për qind më të lira mesatarisht, se cilado qoftë ofertë tjetër krahasuese që u ofrohet kosovarëve, kur ndodhen jashtë shtetit”, tha Alban Kastrati, drejtues për marrëdhënie me publikun në IPKO. “Në këtë formë, ne po shndërrohemi në operatorin më të volitshëm mobil për komunikim brenda dhe jashtë shtetit”.

Sa i përket numrit të operatorëve, Kastrati tha se IPKO ka më së shumti marrëveshje roamingu për nga numri i operatorëve mobil, ndërsa të gjithë ata që e kanë provuar rrjetin mobil IPKO e dinë që ky operator është stabil sa i përket rrjetit dhe nuk ndodh që të ketë thirrje të humbura.

Përveç çmimeve më të lira, IPKO thotë se është operatori i vetëm mobil në Kosovë i cili ofron qasje për internet në mobil (GPRS/EDGE) edhe në roaming.

Më poshtë keni edhe një tabelë që paraqet krahasimet më të qartë mes çmimeve të thirrjeve nroaming, kur jeni në Shqipëri dhe keni celularë me SIM kartelë të IPKO apo Vala. (Çmimet janë në euro.)

 Nëse jeni në Shqipëri
 IPKO  VALA
 Pranimi i thirrjes në numrin tuaj të Kosovës gjatë qëndrimit në Shqipëri:  0.44  0.68
 Thirrja në Kosovë, derisa ju jeni në Shqipëri  1.22  1.95
 Thirrja brenda Shqipërisë  0.66  1.85
 Dërgimi i SMS  0.22  0.40
 Thirrja në shtetet që janë në Bashkimin Evropian (gjersa jeni në Shqipëri)  1.67  1.60

Lajmet e fundit>