Biznes

IPKO ofron më shumë internet për biznese, çmimi mbetet i njëjtë

Sep 3 2010
0 Shpërndarje
IPKO ofron më shumë internet për biznese, çmimi mbetet i njëjtë

Me pakot e reja të internetit për mobil, konsumatorët e biznesit në IPKO do të kenë internet në telefonat e tyre mobil nga çdo vend dhe në çdo kohë, pasi që rrjeti të cilin ata e përdorin, tani e ka shumëfishuar kapacitetin e pakove GPRS (internet në mobil).

Konsumatorët e biznesit që dikur kanë përdorur pakon e GPRS me 250 megabajt, tani do të përdorin 2000 megabajt (2GB), ndërsa ata që kanë përdorur pako me 100 megabajt, tani do të shfrytëzojnë 500 megabajt internet në muaj, pa asnjë pagesë shtesë.

Oferta e njëjtë vlen edhe për konsumatorët e biznesit që përdorin pakot Postpaid Business ose iBusiness, të cilët marrin kapacitet të dyfishuar të GPRS-it, ndërsa pakot Business400 dhe iBusiness1000 tani vijnë me 500 megabajt internet.

Në anën tjetër, në rezultatet e një hulumtimi të brendshëm të kompanisë IPKO, thuhet se 66 për qind e konsumatorëve të saj mobil përdorin internetin në telefonin e tyre mobil. Për më tepër, rreth 30 për qind e atyre që përdorin GPRS, thonë se internetin në mobil e përdorin rreth një orë në ditë.

Sipas hulumtimit me mostër reprezentative, rreth 80 për qind e përdoruesve të GPRS janë meshkuj të moshës mesatare deri në 34 vjet, ndërsa internetin në mobil ata më së shumti e përdorin për e-maila, rrjete sociale, shikimin e rezultateve të sportit, MSN ose Google Talk, YouTube, muzikë apo literaturë.

Përveç tërë territorit të Kosovës, ku IPKO ka ndërtuar rrjetin i cili mbulon me sinjal të telefonisë mobile 99.7 për qind të popullsisë në Kosovë – përkatësisht 98.5 për qind të territorit, konsumatorët e telefonisë mobile IPKO internetin në mobil mund ta përdorin edhe kur ata udhëtojnë jashtë shtetit, përmes shërbimit GPRS roaming.

Lajmet e fundit>