Lajmet

IPKO sjellë pako atraktive për konsumatorët e rinjë

Dec 24 2010
0 Shpërndarje
IPKO sjellë pako atraktive për konsumatorët e rinjë

Me pakot e fundit të telefonisë mobile, IPKO u mundëson konsumatorëve të rinj të zgjedhin njërin nga modelet e telefonave Samsung, të cilët vijnë me plan të veçantë tarifor që përmban numër, minuta për thirrje në të gjitha rrjetet mobile në Kosovë, SMS dhe MMS.

“Ne gjithnjë synojmë t’i përmbushim kërkesat e konsumatorëve tanë, ndërsa këto pako i plotësojnë nevojat e tyre specifike” ka thënë Alban Kastrati, Drejtues i Marrëdhënieve me Publikun. “Përveç telefonit të ri, ata gjithashtu do të komunikojnë lirshëm me miqtë dhe të afërmit e tyre me minutat dhe SMS’të të cilat ofrohen për disa muaj rresht”.

Planet e reja tarifore të cilat u dedikohen konsumatorëve të rinj të telefonisë mobile IPKO, ofrohen përmes pakove Extra 3 dhe Extra 6.

Extra 3 është plan i lirë tarifor përmes të cilit konsumatorët marrin telefonin mobil Samsung E1080, një sim-kartelë me dy euro kredi, 50 minuta në muaj për thirrje në të gjitha rrjetet kombëtare, si dhe 50 SMS në muaj të cilët mund të dërgohen drejt operatorëve vendor apo ndërkombëtar. Çmimi i këtij plani tarifor për tre muaj është 29.95 euro. 

Extra 6 është plani tjetër tarifor me të cilin vjen edhe modeli i telefonit me ekran të ndjeshëm në prekje – Samsung S3650, një sim-kartelë me dy euro kredi, 50 minuta për çdo muaj për thirrje në të gjitha rrjetet kombëtare, 50 SMS për çdo muaj të cilët mund të dërgohen drejt operatorëve vendor apo ndërkombëtar, 50 megabajt internet në mobil në muaj si dhe 50 MMS. Çmimi i këtij plani tarifor për gjashtë muaj është 99.95 euro.

Konsumatorët të cilët zgjedhin ndonjërën nga dy planet tarifore nuk duhet të bëjnë asnjë aktivizim, pasi që oferta aktivizohet automatikisht, ndërsa minutat dhe SMS-të do t’i bashkëngjiten automatikisht llogarisë së tyre. Oferta vlen vetëm për konsumatorët e telefonisë mobile IPKO. IPKO njihet si operatori i parë mobil, sa i përket çmimeve të volitshme, kualitetit të shërbimeve, stabilitetit dhe mbulueshmërisë së rrjetit të telefonisë mobile në Kosovë.

Lajmet e fundit>