Lajmet

Ipko tani me çmime edhe më të volitshme

Sep 17 2010
0 Shpërndarje
Ipko tani me çmime edhe më të volitshme

IPKO përsëri shpërblen konsumatorët e saj. Çdo ditë prej orës 20:00  në mbrëmje e deri në 08:00 në mëngjes, thirrjet brenda rrjetit mobil IPKO do të kushtojnë vetëm 3 cent në minutë (përfshirë telefoninë fikse IPKO dhe D3 Mobile), ndërsa gjatë këtij intervali kohor edhe thirrjet drejt operatorëve tjerë në Kosovë janë me çmime te zbritura, vetëm 8 cent për minutë.

Duke filluar nga dita e hënë (20 shtator), të gjithë konsumatorët e telefonisë mobile IPKO me parapagim si dhe ata të bizneseve me parapagim do të mund të komunikojnë me çmimet e zbritura brenda dhe jashtë rrjetit mobil IPKO në Kosovë, për mesatarisht 50 për qind më lirë.  

Tarifat me lirim fillojnë çdo ditë prej orës 20:00 në mbrëmje, deri në 08:00 në mëngjes, ndërsa konsumatorët nuk kanë nevojë për asnjë kod për aktivizimin e ofertës. Pas këtij intervali kohor, të gjitha thirrjet e bëra prej telefonisë mobile IPKO tariforen me çmimet standarde. Oferta zgjat dy muaj nga koha e lansimit.

Oferta vlen për të gjithë konsumatorët e telefonisë mobile IPKO në tërë territorin e Kosovës, pasi që kompania posedon rrjetin i cili mbulon me sinjal të telefonisë mobile 99.7 për qind të popullsisë në Kosovë, përkatësisht 98.5 për qind të territorit. Megjithatë, oferta nuk vlen për shfrytëzuesit që gjenden jashtë Kosovës.

Përveç përgjegjësisë dhe kontributit pozitiv që e jep në shoqëri, IPKO njihet edhe si njëra ndër kompanitë kryesore në Kosovë e cila gjithnjë ofron më shumë vlerë për konsumatorët e saj, në telefoni mobile, fikse, internet, dhe televizion digjital.

Lajmet e fundit>