Lajmet

Ipko ofron zbritje të shumta për festat e fundvitit

Dec 29 2009
0 Shpërndarje
Ipko ofron zbritje të shumta për festat e fundvitit

Për vite me radhë qytetarët e Kosovës përfitojnë nga kompania telekomunikuese IPKO, e cila posaçërisht gjatë festave ofron lirime të shumta për produktet dhe shërbimet e ofruara, bashkë me shpërblimet dhe befasitë e shumta të cilat i përgatit për konsumatorët e saj.

Përdoruesit e telefonisë mobile IPKO të cilët do të qëndrojnë në shtëpi gjatë festave të fundvitit, do të përfitojnë nga komunikimi i lirë mobil të cilin e ofron telefonia mobile IPKO, pasi që çmimi për një minutë apo SMS do të jetë vetëm 1 cent, drejt të gjithë operatorëve të telefonisë mobile në Kosovë.

Ndërsa, të gjithë të tjerët të cilët vendosin që Vitin e Ri ta presin në ndonjërin nga 27 shtetet e Evropës, dhe e marrin numrin e tyre mobil IPKO me vete, do të komunikojnë me tarifa unike për çdo thirrje dhe SMS, me çmime jashtëzakonisht më të lira krahasuar me ofertat tjera që ju ofrohen në vend.

Gjithashtu, përdoruesit e telefonisë mobile IPKO të cilët e kanë të aktivizuar produktin e fundit, “Thirrëm n’049”, do të shpërblehen me bonus minuta brenda rrjetit IPKO, sa herë që ata pranojnë thirrje nga çdo vend jashtë Kosovës.

Për më shumë, kompania IPKO i ka liruar edhe çmimet e pakove kryesore të televizionit kabllor digjital, përkatësisht çmimet e pakove Premium dhe asaj SuperSport, deri në 95 euro më lirë.

Me ofertën speciale të përgatitur posaçërisht për festa, të gjithë konsumatorët e rinj të cilët blejnë shërbimin e televizionit digjital deri më 31 dhjetor 2009, do t’i fitojnë edhe 15 ditë tjera të abonimit falas nga operatori.

Përveç lirimeve të mëdha të çmimeve në telefoni mobile, televizion kabllor digjital dhe shërbime të tjera, IPKO i ka shpërblyer afër 150.000 qytetarë të Kosovës të cilët kanë marrë pjesë në festimin e dhjetë-vjetorit të kompanisë IPKO, në një festë dymbëdhjetë orëshe e cila është mbajtur më 12 dhjetor, në Sheshin Nënë Tereza në Prishtinë.

Lajmet e fundit>