Analiza

iPod Nano dhe Zune HD: Media Player-ët e aftë

Nov 16 2009
0 Shpërndarje
iPod Nano dhe Zune HD: Media Player-ët e aftë

iPod Nano i Apple
I njehsueshëm 3.6 me 1.5 dhe 0.24 inç dhe me një ekran 2.2 inç, me peshë 37 gramë, Nano i gjeneratës së pestë (150$ për 8GB dhe 180$ për 16GB) vjen me një shumëllojshmëri ngjyrash, i veshur me një lustër alumini. Finishi është atraktiv, por i ndjeshëm ndaj ndotjeve dhe shenjave të gishtërinjve. Përveç veçorive të reja është edhe një tuner FM radio (më në fund). Edhe pse FM radio nuk është veçanërisht inovative (e kemi parë këtë veçori në gjeneratën e parë të Zune), ai mund të ndalë dhe të luajë radio dhe funksionon mirë. Falë integrimit të tij me iTunes, Nano  ka veçori audio dhe video të pamposhtura. Genius Mixes, që e grupon muzikën tuaj me një karakteristikë të zakonshme, gjeneron drejtpërdrejt në Nano kur ju sinkronizoni nga  iTunes. Audio tingëllonte pastër, mirëpo disi lehtë nëpërmjet kufjeve të përfshira. Në testimet e kualitetit të audios në World Labs të PC-ve, Nano kishte arritur rezultate sikurse edhe paraardhësi i tij, duke marrë një vlerësim Superior. Video kamera është një shtesë pozitive. Vendosja e lenteve është e pakëndshme, sidoqoftë, dhe e kam kuptuar që mbajtja e Nano-s së argjendtë nga anash ishte e vështirë. Kapja nga fundi nuk funksionon mirë gjithashtu, për shkak se lentet qëndrojnë në pjesën e poshtme të kësaj pajisjeje kur e mbani atë vertikalisht. Kapja video jashtë ishte e kthjellët dhe e  mprehtë. Por përderisa Nano nuk ka kontrolle të kontrastit dhe kthjelltësisë, klipet e mia ishin të errëta dhe jo të lëmuara. Mikrofoni kapte zërin në mënyrë adekuate. Filmimi VGA 640 me 480 pikselë është kompatibil me faqet që rrjedhin video dhe punon mirë me iTunes. Shikimi i videove në Nano është befasisht i këndshëm. Për më shumë, shikimi i  videove në një pajisje kaq të vogël kërkon pakëz mësim dhe ekrani i harmonishëm tërheq mjaft shkëlqim.

Zune HD i Microsoft
Zune HD shënon një përmirësim gjigant në shpejtësi nga modeli i vitit të kaluar, kualitet videoje, përdorim dhe dizajn. Mirëpo, përderisa ka një çmim konkurrues (220$ për 16GB dhe 290$ për 32GB), do t’ju duhet  të paguani më shumë për të marrë përparësitë e plota të të gjitha veçorive të  tij. Fizikisht, Zune HD paraqet një përbërje komplete. Përmasat e tij janë 4.0 me 2.0 dhe 0.3 inç, me peshë 70 gramë. Ekrani i mrekullueshëm multi-touch 3.3 inç dominon fytyrën. Microsoft ka shtuar një marrës HD radio. HD radio shpërndan zë më  të qartë sesa FM analogu dhe u mundëson stacioneve që të transmetojnë kanale shtesë; ju gjithashtu mund të shkarkoni këngë nga Zune Marketplace. Për t’i shijuar plotësisht aftësitë e videove të definimit të lartë të Zune HD do t’ju duhet të paguani 80$ për stacionin HDMI. Zune HD përkrah skedarë 720p, kështu që ju mund  të shikoni video nëpërmjet portit në HDTV-në tuaj.
Video në HDTV-në time kishte ngjyra të ndritshme dhe të sakta, tranzicione të buta dhe pak pikselë. Rishikimi video në Zune HD ishte mbresëlënës, gjithashtu.
Kualiteti i audios ishte i mirë, mirëpo ndoshta do të dëshironit që t’i hiqni qafe kufjet e përfshira. Me kufje më të mira, këngët tingëllonin më pastër.
Microsoft ka optimizuar paraqitjen për ekranin multi-touch. Artikulli i ri Quickplay shfaq historinë dhe përmbajtjen tuaj të shtuar së fundi dhe ju mundëson që t’i zgjidhni të preferuarat tuaja. Programi PC 4.0 i Zune ka faqet e veta të Quickplay. Ju mund ta sinkronizoni menynë, sidoqoftë, të preferuarat që ju i shtoni në Zune-in tuaj nuk do të mbarten edhe në PC. Një veçori  tjetër e re e programit është edhe SmartDJ, i cili, ashtu si Genius Mixes, krijon një playlist të këngëve në librarinë tuaj dhe në Zune  Marketplace. Megjithatë, do t’ju duhet të blini një Zune Pass (15$ në muaj) për ta shijuar përmbajtjen e Zune Marketplace.

iPod Nano | Apple
Akoma një media player i mrekullueshëm, Nano tani mund të bëjë edhe klipe të zakonshme.
Çmimi: 150$ (8GB), 180$ (16GB)
find.pcworld.com/63897

Zune HD | Microsoft
Me veçori HD dhe një formë të hollë, Zune HD është  një player i shquar.
Çmimi: 220$ (16GB), 290$ (32GB)
find.pcworld.com/63898

 

Lajmet e fundit>