Analiza

IQTELL vendos shënimet, e-mailin dhe gjërat që duhet t’i bëni në një aplikacion të vetëm

Mar 17 2014
0 Shpërndarje
IQTELL vendos shënimet, e-mailin dhe gjërat që duhet t’i bëni në një aplikacion të vetëm

lojusnq5axzcpyhtjg0bveq  ti kryuyAndroid/iOS/Ueb: Është e këshilluar që të mbani të ndarë e-mailin tuaj nga lista e gjërave që duhet të bëni dhe disa persona që merren me hulumtim rreth teknikave për të ofruar produktivitet janë të mendimit për t’i mbajtur aplikacionet të ndara për çdo qëllim, si listat, shënimet, etj. Por nëse dëshironi të keni një aplikacion për të gjitha këto, IQTELL e bën një punë të shkëlqyer.

Duke qenë në dispozicion pa pagesë në ueb, Android dhe iOS, ky aplikacion i bën të gjitha. Ai do të marrë e-mailat nga shërbime të ndryshme dhe do t’i përgatis në një ndërfaqe të ngjashme me Gmail. Ai iu mundëson të krijoni listën e gjërave që duhet të bëni dhe gjërave për veprim. Ju mund të etiketoni çdo gjë, e po ashtu edhe të krijoni projekte më të mëdha. Nëse vendosni të formoni afatet e fundit (ang. deadlines), ai do të ju tregojë se çfarë duhet të kryhet sot dhe çfarë është më vonë. Dhe aty është edhe një kategori “Duke pritur” që liston të gjitha gjërat që pritet të ndodhin dhe ju mund t’i bëni vizë sapo të keni mbaruar.

Çdo gjë është e ruajtur në cloud kështu që është i ruajtur çdo veprim. Madje, IQTELL ka një mjet të përgjithshme të kërkimit, që iu mundëson të kërkoni në e-mail, shënimet, listën e gjërave që duhet të bëni dhe gjërave të tjera në një vend të vetëm. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>