Lajmet

Irani akuzohet për sulm të kompjuterëve të ushtrisë amerikane

Sep 29 2013
0 Shpërndarje
Irani akuzohet për sulm të kompjuterëve të ushtrisë amerikane

HakeretSipas një raporti të publikuar gjatë të premtes, hakerët, të mbështetur nga Irani kanë depërtuar një rrjet të paklasifikuar të marinës amerikane në njërën nga incidentet më serioze të krimit kibernetik nga vendi i Lindjes së Mesme.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk besojnë që janë vjedhur të dhëna, por sulmet paraqitën një nivel të ri të fuqisë së hakimit nga Irani, duke përfshirë mundësinë për qasje në të dhënat ushtarake, kanë treguar zyrtarët e SHBA-së për Wall Street Journal.

Ose agjentë që punojnë drejtpërdrejt për qeverinë iraniane, ose një grup jashtë që ka marrë aprovimin nga Irani ka bërë sulmet. Sulmet vijnë pak kohë pasi zyrtarët amerikanë dhe iranianë provuan të rifillojnë negociatat për programin e dyshuar të Iranit për armë bërthamore. Presidenti amerikan, Barack Obama dhe ai iranian, Hasan Rouhani zhvilluan gjatë të premtes një bisedë telefonike.

Ekspertët e sigurisë kibernetike kanë thënë që Kina dhe Rusia kanë mundësi më të ndërlikuara të hakimit se sa Irani dhe Koreja e Veriut, por shtetet më të vogla janë kërcënime më të paqëndrueshme, që kërkojnë më tepër shpagim se sa përfitim ekonomik.

Sipas raporteve të Washington Post të bazuara në dokumente te zbuluara nga ish- punëtori i agjencisë NSA, Edward Snowden, Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëjnë sulmet e tyre kibernetike. Sipas Washington Post ato dokumente paraqitën SHBA-të të përfshirë në 231 sulme në caqe të huaja në vitin 2011. (PCWorld Albanian)

Tags >

haker
Lajmet e fundit>