Lajmet

Irani bllokon qasjen në Google dhe Wikipedia

May 17 2014
0 Shpërndarje
Irani bllokon qasjen në Google dhe Wikipedia

Google-Blocked-in-Iran1Raportohet që Irani ka bllokuar qasjen në Google dhe Wikipedia, megjithëse ishte bërë një lajmërim së fundi për planet rreth zvogëlimit të censurës ndaj internetit. Sipas Mashable, Irani ka bllokuar një shërbim tjetër të Google, platformën për mbajtjen e hosteve Google Sites dhe ka kufizuar të paktën dy faqe të ndjeshme në WIkipedia në gjuhën Farsi gjatë ditëve të fundit.

Sidoqoftë, mbetet e paqartë nëse këto bllokime janë urdhëruar nga qeveria. Aktivistët thonë që nëse përfshirja e qeverisë iraniane konfirmohet, atëherë do të sillte në dritë pozitën e vet të dyfishtë ndaj lirisë së internetit.

Derisa Irani ka një histori të gjatë të bllokimit të faqeve të Wikipedia-s, siç është treguar më parë, por për këto bllokime të fundit, aktivistët paralajmërojnë që e ardhmja është e ngjashme, në vend se të jetë në favor të lirisë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>