Lajmet

Irani i kërkon Zuckerberg-ut që të paraqitet në gjykatë për shkelje të privatësisë së përdoruesve

May 28 2014
0 Shpërndarje
Irani i kërkon Zuckerberg-ut që të paraqitet në gjykatë për shkelje të privatësisë së përdoruesve

mark-zuckerberg-theverge-stock-2_1020.0_standard_640.0Një gjykatë iraniane ka hapur një rast kundër Instagram-it dhe WhatsApp-it për dyshime për shkelje të privatësisë së përdoruesve dhe është duke i bërë thirrje CEO-s së rrjetit Facebook, Mark Zuckerberg, për t’u pyetur, raporton Reuters.

Rastet e raportuara ishin sjell pasi gjykata pranoi ankesa nga qytetarët për të dy aplikacionet, ndonëse ishte e paqartë se cili ishte problemi specifik. Pasi kompania e tij posedon edhe shërbimin Instagram, edhe atë WhatsApp, Zuckerberg është duke u thirrur për të mbrojtur pohimet dhe të paguajë për dëmet, ndonëse nuk është mjaft e qartë nëse ai do të paraqitet.

“Sipas vendimit të gjykatës, avokati i tij zyrtar duhet të paraqiten në gjykatë për ta mbrojtur veten dhe për të paguar për humbjet e mundshme,” tha një zyrtar iranian për internetin. Reuters thotë që rasti është një shembull i problemeve që po vazhdojnë për liritë e internetit në Iran.

Presidenti iranian, Hassan Rouhani dëshiron që të zgjerojë qasjen në ueb, por raportohet se gjykatat kanë mbetur si konservatore dhe janë ende duke dashur që të ekzistojë një kontroll më i ashpër. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>