Siguri

Irani kërcënon Google për emërtimin e Gjriit Persik

May 18 2012
0 Shpërndarje
Irani kërcënon Google për emërtimin e Gjriit Persik

Ministria e Jashtme e Iranit ka kërcënuar se do të marrë masa ligjore kundër Google për shkak se “lëshoi” emrin “Gjiri Persik” në hartat e saj, si dhe la lumin midis Iranit dhe Emirateve Arabe pa emër. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Ramin Mehmanparast deklaroi: “Google ka bërë një nga gjërat më të papranueshme në luftën kibernetike që po i bëhet Iranit, duke përdorur emrin “Gjiri Persik” në hartat e saj, gjë e cila është kundër dokumenteve historike. Ne kemi përgatitur ankesën tonë zyrtare kundër Google”.

Emërimi i kësaj zone e cila ka qenë një furnizim i vazhdueshëm për rezerva nafte dhe gazi natyral, ka qenë një problem i vazhdueshëm ndërmjet shteteve të cilat kufizohen me njëra- tjetrën në këtë zonë. – Arabia Saudite, Kuvajti, Katari, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe, Omani, Iraku dhe Irani.

Irani e quan Gjiri Persik, kurse Emiratet e Bashkuara e quajnë Gjiri Arab. Përshkrimet në gjuhë të huaja mund të ofendojnë të dyja palët nëqoftëse përdorni njërin emër apo tjetrin, e njëta gjë ndodhë edhe nëse e lënë pa emër fare. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>