Lajmet

Irani përsëri objekt sulmi kibernetik nga Stuxnet

Dec 26 2012
0 Shpërndarje
Irani përsëri objekt sulmi kibernetik nga Stuxnet

Sipas raporteve, një agjenci iraniane thotë që shteti me sukses u mbrojt nga një tjetër sulm nga “krimbi” Stuxnet.

Sulmi kibernetik sulmoi faqet e një centrali elektrik dhe disa të tjera në Iranin jugor gjatë vjeshtës, raportuan BBC dhe Associated Press.

I zbuluar në qershorin e vitit 2010, Stuxnet besohet që është sulmi i parë keqdashës i synuar posaçërisht për sistemet e infrastrukturës kritike.

Mendohet që është dizajnuar për të ndalur centrifugat në centralin për pasurim me uran Natanz të Iranit, ku ndalimet dhe probleme të tjera janë raportuar që kanë ndodhur gjatë asaj kohe.

“Krimbi” i ndërlikuar shpërndahet përgjatë USB-së dhe përgjatë katër vrimave të tjera paraprake të panjohura, të njohura si dobësi të ditës-zero, në Windows.

Stuxnet është vetëm njëri nga versionet e sulmit keqdashës të nisur në shtetet e Lindjes së Mesme këtu e dy vite e gjysmë.

Përpara Stuxnet-it, ishin paraqitur Duqu, Gauss, Mahdi, Flame, Wiper dhe Shamoon. (PC World Albanian)

Stuxnet

Tags >

viruset
Lajmet e fundit>