Lajmet

Irani reagon ndaj sulmit të ri kibernetik

Dec 27 2012
0 Shpërndarje
Irani reagon ndaj sulmit të ri kibernetik

Lufta kibernetike që po vazhdon në Iran duket të ketë marrë një kah tjetër në ditët e fundit teksa raportohet në mediat e atij shteti për një sulm të ri kundër kompjuterëve industrialë në hapësirën jugore të Provincës Hormuzgan.

Mediat iraniane, të cilat janë nën një kontroll të rreptë shtetëror, nuk duket që janë duke e paraqitur pasqyrimin e tyre mbi këtë sulm mjaft drejtpërdrejt rreth reagimit të qeverisë së Iranit.

Së pari ishin raporte , duke cituar zyrtarë lokalë të mbrojtjes, që “hakerët e aftësuar” ndihmuan shtetin që të prapësojë dhe përfundimisht të pengojë sulmin. Më vonë, raportet lokale nga Agence France-Press nuk e paraqitën të njëjtin version të ngjarjeve.

Çfarëdo që është reagimi, përshkrimi e paraqet sulmin si një trojan i ri “si Stuxnet”, pa shkuar në shumë hollësi për mundësitë apo veprimet që ai i bën. Nëse në të vërtet është një ngjarje e re, ndërmarrjet hulumtuese të sigurisë si Kaspersky dhe Sophos do të merren me të, nëse tashmë nuk e kanë bërë këtë.

Stuxnet ishte “super-krimbi” që infektoi shumë dhe ndoshta të gjitha versionet e Microsoft Windwos dhe kërkoi për një bashkësi të caktuar të kompjuterëve kontrollues industrialë të njohur si Kontrollues të Programueshëm Logjikë të prodhuar nga gjiganti industrial gjerman Siemens.

Caku ishte një instalim në Iran. Sapo të gjendej, “krimbi” do të merrte kontrollin mbi centrifugat nukleare dhe pastaj të bënte kontrollimin dhe eksplodimin, ndërsa do të paraqitej në ekranet e punëtorëve në central bërthamor sikur çdo gjë është duke shkuar në rregull.

 

Obama urdhëroi sulmet Stuxnet ndaj Iranit

 

Derisa Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kurrë nuk morën përgjegjësinë për këto përpjekje, të gjitha gjurmët tregojnë se këto dy vende janë shkaktarë të nisjes së këtij sulmi. (PC World Albanian)

Iran cyberwar

Tags >

viruset
Lajmet e fundit>