Vëzhgim

Irani të largojë internetin, propozon të lëshojë alternativën e vet

Apr 10 2012
0 Shpërndarje
Irani të largojë internetin, propozon të lëshojë alternativën e vet

Një nga hollësitë e paraqitura në atë raport është plani i qeverisë iraniane që ta krijojë internetin e vet të “pastër”. Sistemi i propozuar, një intranet përgjatë vendit që është i izoluar nga interneti i rregullt, do të jetë thellësisht i rregulluar nga qeveria. Sipas një raporti të postuar sot nga International Business Times, zyrtarët e qeverisë iraniane kanë lajmëruar që sistemi i tyre do të jetë gati që të vendoset brenda pesë muajve.

Reporterët pa kufi janë munduar të tërheqin vëmendje për planin e internetit kombëtar të Iranit kur ishte propozuar së pari  në vitin 2011. Përveç zhvillimit të sistemit të vet intranet, qeveria iraniane gjithashtu është duke e krijuar shërbimin e vet për postën elektronike dhe një makinë kombëtare kërkuese të quajtur Ya Haq që ka për synim ta zëvendësojë makinën kërkuese Google. Në mënyrë që ta marrin një llogari në shërbimin e rregulluar për shtetin, përdoruesit duhet të regjistrojnë identitetin e tyre me qeverinë./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>