Lajmet

Ish – agjenti i NSA Snowden largohet nga Hong Kongu, shkon në Moskë

Jun 24 2013
0 Shpërndarje
Ish – agjenti i NSA Snowden largohet nga Hong Kongu, shkon në Moskë

Ish – agjenti i NSA-së i cili tregoi për monitorimin që po bën Shoqata për Sigurinë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raportohet se është larguar nga Hong Kongu, vend në të cilin ishte vendosur më 10 qershor, nga ku kishte dhënë intervistën për Guardian, duke shpalosur hollësitë e planit PRISM dhe është nisur për Moskë, por sipas South China Morning Post, kryeqyteti i Rusisë nuk është caku i tij.

Sipas saj, thuhej se Snowden mund të shkojë në Ekuador ose Islandë, që i ka cituar më herët si një vend i mundshëm strehimi gjatë përballjeve të tij me proceset ligjore.

Ky vendim për largimin e tij vjen një ditë pasi i ishte kërkuar autoriteteve të këtij vendi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të bëjnë ekstradimin e tij. “Nëse Hong Kongu nuk vepron së shpejti, kjo do të ndërlikojë marrëdhëniet reciproke dhe do të ngrejë dyshime rreth përkushtimit të Hong Kongut për sundim të ligjit.”

Deklarata e bërë gjatë të dielës nga autoritetet e Hong Kongut thotë: “Zoti Edward Snowden la Hong Kongun sot (23 qershor) sipas pëlqimit të tij për një shtet të tretë përgjatë një kanali të ligjshëm dhe normal. “Qeveria e SHBA-së më herët bëri një kërkesë tek Qeveria e HKSAR-it (rajon i posaçëm administrativ i Hong Kongut) për çështjen rreth një urdhri për arrestim të zotit Snowden.

Pasi dokumentet e ofruara nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk plotësuan tërësisht kërkesat ligjore sipas ligjit të Hong Kongut, Qeveria HKSAR ka kërkuar nga qeveria e SHBA-së që të ofrojë informacione shtesë ashtu që Departamenti i Drejtësisë do të mund t’i merrte parasysh nëse kërkesa e Qeverisë së SHBA-së mund të plotësojë kushtet përkatëse ligjore.

Pasi Qeveria e HKSAR duhet të ketë më tepër informacione për të përpunuar kërkesën për urdhrin e arrestimit të përkohshëm , nuk ka bazë për të kufizuar zotin Snowden që të lërë Hong Kongun.”

Wikileaks ka thënë në llogarinë e vet në Twitter që ka ndihmuar që Snowden të marrë azil politik në një shtet demokratik, dokumente udhëtimi dhe dalje të sigurt nga Hong Kongu.

Gjatë të premtes, një biznesmen nga Islanda i lidhur me Wikileaks tregoi për Reuters që ai kishte përgatitur një aeroplan privat për përdorim nga Snowden nëse qeveria do të donte që t’i ofronte atij azil. Qeveria e Islandës ka mohuar që të komentojë në lidhje me atë se a do t’i japë azil politik amerikanit dhe tha që ai vetë duhet të aplikojë. (PCWorld Albanian)

Edward Snowden supporters demonstrate outside the US consulate in Hong Kong

Tags >

NASA
Lajmet e fundit>