Biznes

Ish-inixhinier të Yahoo hedhin dritë në arsyet pse Delicious dhe blerje të tjera dështuan

Dec 19 2010
0 Shpërndarje
Ish-inixhinier të Yahoo hedhin dritë në arsyet pse Delicious dhe blerje të tjera dështuan

Pyetja është si arriti deri në këtë pikë Yahoo. Neil Kandalgaonkar, një inxhinier që kishte punuar për Upcoming shprehet se shërbimet nuk u kombinuan të gjitha në një, edhe pse ato të gjitha mbështeteshin në rrjetet sociale dhe ndanin të njëjtët përdorues. Përkundrazi ato u ndanë në pjesë të ndryshme tëYahoo dhe u shndërruan në vartëse të hierarkisë eksiztuese (vetëm Flickr ishte një përjashtim pasi ai përthithi Yahoo Photos në vend që të ndodhte e kundërta).

Shumë të tjerë kundërshtojnë se Flickr nuk është aq e pamvarur sa ç’mendohet. Ai gjithmonë përballet me pengesa administrative të prezantuara nga Yahoo. Kellan Elliott-McCrea, një inxhinier i Flickr që ka punuar për të prej një kohe të gjatë dhe që tashmë punon për Etsy, shkruan se tek projeket e mëdha vetëm 15 përqind e kohës përdorej për të bërë projektin duke u marrë me videot, strategjitë e rritjes apo shtrirjen e shërbimeve në mbarë globin. 85 përqindëshi i mbetur i kohës kalonte duke ngociuar me Yahoo. McCrea shprehet se teksa po nxirrte kalendarin e tij të punës që mbante në 2008-2009 ai vuri re se ishin bërë 18 takime për një periudhë 9 mujore për të diskutuar pse API i Flickr ishte dizenjuar keq dhe se kur do të mbyllej për tu ndërruar në YOS Web Services Standart.

Për sa i përket shërbimeve të bookmarking, pjesë e së cilëve është dhe Delicious e Dave Dash, një ish-inxhinier i Yahoo thotë se ata kanë patur Delicious për vite me radhë dhe nuk i gjetën vendin e duhur në sistem. Ai shton Yahoo! nuk ka vision.

Cgad Dickerson një zhvillues në Yahoo thotë se shumë nga sipërmarrësit në Yahoo! duhej të bënin prezantime të ndryshme në PowerPoint mbi strategjinë që do përdornin sesa të shkruanin programet apo të nxirrnin produktet në treg.

Mesa duket Yahoo! po bën të njëjtin gabim që bëri dikur IBM, ku pjesa organizative mori përparsi mbi krijimin e produkteve. Të vendosësh shumë shtresa apo faza në komunikimin e kompanisë dhe të mos lejosh programuesit të bëjnë punën e tyre nuk ka pasoja të mira. Edhe pse ndryshimi i bërë tek Yahoo! Mail beta së fundmi, më duhet ta pranoj se ishtë për më mirë, ata kanë akoma shumë për të bërë në mënyrë që të jenë një kompani konkuruese në treg.

Shërbimet e ofruara nga Yahoo! janë prezente në shumë kompani të tjera si Google, MSN apo edhe AOL, prandaj dhe është e vështirë të mbash klientin të kënaqur. Kjo gjë kërkon inovacion të përhershëm dhe shërbime akoma më të mira. Yahoo-së i duhet të bëj ndryshime rrënjësore dhe të përmirsojë produktet eksizstuese në mënyrë që të dal nga ky ngërç në të cilin është futur. Shpresojmë që babagjyshi do tregohet gjeneroz me ta këtë Vit të Ri. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>