Lajmet

Ish- inxhinieri i Sony padit Nintendon

Mar 1 2013
0 Shpërndarje
Ish- inxhinieri i Sony padit Nintendon

Një trup jurie në Manhatan ka hapur një çeshtje për shkelje patente në 2011, kërkese kjo e një ish- inxhinierit të Sony kundër Nintendo mbi teknologjinë 3DS.

Seijiro Tomita, një veteran 30 vjeçar i Sony i cili dha dorëheqjen në vitin 2002 për tu marrë me projektet e veta, thotë se është takuar në 2003 me persona nga Nintendo për tu treguar një teknologji për 3D pa syze. Tomita thotë se këtë teknologji ua tregoi 7 personave nga Nintendo, dhe 4 prej tyre ishin në skuadrën që krijoi 3DS. S

HBA i dhanë patentën Tomitas në 2008, shumë vite para se Nintendo të nxirrte 3DS, praktikisht në 2011. Ai mendon se kjo e fundit e përdor idenë e tij pa leje. Tani ai kërkon një shumë dëmshpërblimi, dhe më saktë 9.8$ nga çdo 3DS që është shitur.

Që nga 31 dhjetori i 2012 Nintendo ka shitur 29.84 milionë njësi në mbarë botën. Duke zënë se kërkesa e Tomita pranohet, Nintendo i detyrohet atij miliona dollarë, gjithsesi kompania japoneze nuk do e hapë portofolin aq lehtë.

Kjo kompani këmbëngul se pajisja e vet nuk përdor “cross-point” si patenta e Tomitas. Për më tepër Nintendo tha se Tomita nuk ishte personi i vetëm që i tregoi kompanisë teknologji për 3D.

Shiten 76 milion copë të Xbox 360

Avokati Scott Lindvall thotë se ai ishtë “një nga të qindët”. Në fakt ai përmendi se kishin 4 takime para Tomitas, ku njëri prej tyre ishte me Sharp, e cila tani prodhon ekranet e 3DS. (PCWorld Albanian)

nintendo 3ds

Lajmet e fundit>