Lajmet

Ish- menaxheri i Microsoft-it do të hapë biznes mariuane

Dec 4 2012
0 Shpërndarje
Ish- menaxheri i Microsoft-it do të hapë biznes mariuane

Vetëm para një muaji, Uashingtoni u bë një nga vendet e para në SHBA, për legalizimin e shitjes së mariuanës.

Jamen Shively, një ish menaxher produktesh te Microsoft ka në plan të marrë shkas nga ky ligj për të hapur një biznes mbi këtë lëndë narkotike.

Sipas një raporti nga KIRO TV, Shivley do të shpenzojë si fillimi rreth 1 vit duke bërë kërkime dhe duke ndërtuar biznesin.

Sipas të njëjti raport, gjyshi i tij, Diego Pellicer ishte një lider në shitjen e mariuanës në fundin e shekullit të 19-të.

“Duke krijuar një kategori mariuane, ne do ta klasifikojmë atë në listën me një konjak cilësor, apo me një cigare cilësore” i tha Shively KIRO TV.

Ai do të jetë në gjendje ta nisi biznesin e tij zyrtarisht më 6 dhjetor, data që ligji nga Uashingtoni hyn në fuqi.

Nuk ka asnjë lajm akoma nëse do ta “ndihmojë” CEO i Microsoft Steve Ballmer në lidhje me mendimet e veta. (PCWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>