Lajmet

Ish-punonjësi i kompanisë Microsoft arrestohet për zbulim të kopjeve të Windows 8

Mar 20 2014
0 Shpërndarje
Ish-punonjësi i kompanisë Microsoft arrestohet për zbulim të kopjeve të Windows 8

windows8-stock-765.0_standard_800.0Një ish-punonjës i kompanisë Microsoft është arrestuar nën akuzuat për zbulim të kopjeve të hershme të Windows 8 dhe Windows 7. Seattle PI raporton që arkitekti softuerik AlexKibkalo është i akuzuar për vjedhjen e sekreteve tregtare dhe zbulimin e kopjeve të fshehta testuese të Windows 8 për një “bloger të paemërtuar francez të teknologjisë”.

Kibkalo u raportua që ishte motivuar të zbulonte softuerin pas një vëzhgimi të dobët të funksionimit në Microsoft. Hollësitë dhe kopjet e Windows 7 dhe Windows 8 janë zbuluar rregullisht përgjatë periudhës së zhvillimit të softuerit dhe blogeri francez e ka përdorur një nofkë online për ta mbrojtur identitetin e tij.

Derisa kopjet e Windows-it rregullisht shpërndaheshin dhe zbuloheshin, përveç këtyre, Kibkalo është i dyshuar edhe për vjedhjen e “Progarmit për Aktivizim të Zhvillimit të Softuerit për Server”, softuer ky që përdoret nga një sistem për t’u mbrojtur kundër piraterisë.

Blogeri i paemërtuar francez u raportua që e kishte vendosur online këtë program, duke iu mundësuar të tjerëve që të parandalojnë aktivizimin e mbrojtjes së përdorur për Microsoft Office dhe Windows. Microsoft e identifikoi punonjësin duke zbuluar informacione pasi që blogeri francez kishte kontaktuar një tjetër punonjës me e-mail. Kibkalo u arrestua të mërkurën pas më tepër se një vit hetimesh dhe ish-punonjësi i Microsoft-it gjatë të enjtes pritet të dalë në një gjykatë qarku në SHBA. (PCWorldAlbanian)

Lajmet e fundit>