Vëzhgim

Ish-WikiLeaksat krijojnë faqe të re

Dec 10 2010
0 Shpërndarje
Ish-WikiLeaksat krijojnë faqe të re

Sipas kolumnistit të Forbes, Andy Greenberg, shpërndarësit e dokumenteve sekrete do të jenë në gjendje të postojnë informacion në kuadër të faqes, por faqja nuk do ta publikojë atë. Në vend të kësaj, ata do të emërojnë kush – siç është një medie specifike apo grup vëzhgimi – mund të ketë qasje në informacion. Forbes ka raportuar se këta përdorues do të bëjnë vendimin e tyre rreth kontrollimit të fakteve, redaktimit dhe publikimit.

Kjo do t’iu mundësojë atyre ekspozimin e informacionit pa të njëjtën pyetje ligjore me të cilën përballet WikiLeaks. Dhe këtë e ka thënë për Forbes edhe një prej themeluesve të OpenLeaks, Daniel Domscheit-Berg.

Gazeta Suedeze Dagens Nyheter ka thënë se themeluesit e OpenLeaks dëshirojnë të vazhdojnë ekspozimin e sekreteve por nuk janë të kënaqur me metodat e Assange. “Synim afatshkurtë është kompletimi i infrastrukturës teknike dhe sigurimi i asaj që organizata të vazhdojë të jetë e udhëhequr në mënyrë demokratike nga të gjithë anëtarët e saj, në vend se të jetë një grup i kufizuar apo individual” tha një anëtarë anonim për këtë gazetë.

Assange, themeluesi Australian dhe redaktori i WikiLeaks, është duke u mbajtur në paraburgim në Angli, nën akuzën Suedeze për përdhunim seksual, që në fakt nuk ndërlidhet me WIkiLeaks.

Avokati i përgjithshëm i SHBA-së, Eric Holder ka thënë të enjten se ka autorizuar veprime të “dukshme” të lidhura me një hetim kriminal të WikiLeaks. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>