Vëzhgim

ISP-të amerikane shkelin sigurinë dhe përfitojnë nga përdoruesit

Aug 7 2011
0 Shpërndarje
ISP-të amerikane shkelin sigurinë dhe përfitojnë nga përdoruesit

Studimi identifikoi një ndërmarrje e cila është në mes të këtij operacioni. Bëhet fjalë për ndërmarrjen PaxFire.

PaxFire vëzhgon dhe grumbullon fjalët kërkuese që përdoruesit i shkruajnë në makinat kërkuese. Bazuar në sjelljet e përdoruesve, ata i dërgojnë përdoruesit në faqen e brendit. Për shembull, nëse një përdorues kërkon me termin “blerja më e mirë”, ata do të dërgoheshin në ballinën e faqes Best Buy, duke mos i paraqitur rezultatet. Sapo që përdoruesi të vendoset në këtë faqe dhe të fillojë blerjen, PaxFire i përfiton vetëm me vizitën e përdoruesit në këtë faqe. Avokatët tashmë e kanë ngritur një padi kundër PaxFire duke thënë që spiunimi i përdoruesve është një shkelje në kuadër të Veprimeve të Përgjimit.

Hulumtuesit gjetën rreth 170 fjalë, që përdoren gjatë kërkimit. që lidheshin me brende  që e bëjnë këtë dërgim në faqet përkatëse, duke mos ua paraqitur thjesht rezultatet. Ata gjithashtu zbuluan që proxy-t e PaxFire rastësisht nuk funksionoi në paraqitjen e rezultateve dhe përdoruesi fajësonte Google dhe Yahoo. Nëse përdoruesi është i sigurt që ISP-ja i vet është duke bërë dërgime në faqe të caktuara gjatë kërkimeve, ata mund të përdorin një vegël të skuadrës Berkeley, të quajtur Netalyzr. Vegla e ofruar nga Electronics Frontier Foundation për siguri shtesë, ata kanë një shtojcë për Firefox të quajtur HTTPS Everywhere që enkripton të dhënat e përdoruesve duke rishkruar të gjitha kërkesat në lidhjen e sigurt HTTPS./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>