Biznes

ISP-të belge paditen për ofrim të qasjes pa paguar taksa

May 2 2013
0 Shpërndarje
ISP-të belge paditen për ofrim të qasjes pa paguar taksa

Asociacioni i autorëve, kompozuesve dhe publikuesve belgë, Sabam, ka paditur tre ISP-të më të mëdha të vendit, duke thënë që ato duhet të paguajnë taksat për të drejtat e autorit për ofrim të qasjes në materialin e pambrojtur online që mbrohet me të drejtat e autorit.

Sabam dëshiron që gjykata të vendos që ofruesit e qasjes në internet, Belgacom, Telenet dhe Voo duhet të paguajnë 3.4 për qind të qarkullimit të tyre për të drejtat e autorit, sepse përfitimet e tyre nga ofrimi i lidhjeve të internetit me shpejtësi të lartë iu mundëson përdoruesve qasjen e lehtë në materialet e mbrojtura me të drejtat e autorit, tha ndërmarrja koleksionuese gjatë ditës së martë në një lajm.

Që nga viti 2000, përfitimet e grumbulluara nga taksat për të drejtat e autorit të ngarkuara nga media fizike kanë rënë për 54 për qind, tha Sabam. Kjo “humbje e madhe” nuk është kompensuar nga koleksionet nga shërbimet online si iTunes, YouTube dhe Spotify, shtoi ai.

ISP-të gjatë viteve kanë fituar nga kalimi në konsumimin online të mediave dhe ata kanë ofruar qasje të pakufizuar në internet me shpejtësi shumë të larta në fushata reklamuese, tha Sabam. “Ofruesit e qasjes në internet kurrë nuk kanë paguar taksat për të drejtat e autorit për këtë aktivitet.

Ata fshihen pas statusit të tyre si ndërmjetësues, pa marrë përgjegjësi për informacionin e bartur përgjatë rrjeteve të tyre,” tha ndërmarrja. (PCWorld Albanian)

ISP

Tags >

internet
Lajmet e fundit>