Biznes

IT certifikimet që përbëjnë ndryshim për biznesin tuaj

Jan 18 2011
0 Shpërndarje
IT certifikimet që përbëjnë ndryshim për biznesin tuaj

 Por a ia vlejnë këto kredenciale për kostot ekstra? Megjithëse normat e pagesave ndryshojnë shumë, ato zakonisht shkojnë nga 100 $ për orë deri në 250 $ për orë për konsulentët që zotërojnë njohuri të specializuara. Këtu do të gjeni disa nga certifikimet IT më të popullarizuara për ndihmësit dhe profesionistët e rrjeteve (për detaje mbi certifikimet e tjera, vizitoni GoCertify.com).

Microsoft (MCSE, MCITP, MCTS): Pak biznese mund të mbijetojnë pa një ndihmë të përzemërt të pajisjeve me fuqi të lartë të Microsoft, kështu që kompania ka ofruar edhe programe të trajnimeve speciale sa i përket shërbimit të produkteve të tij. Në mesin e certifikimeve të nivelit të lartë të Microsoft janë Microsoft Certified Systems Engineer (MCSE), Microsoft Certified Tech-nology Specialist (MCTS), dhe relativisht një i nivelit fillestar Microsoft Certified Profession-al IT (MCITP). Kërkesat për certifikimin MCSE janë një deri dy vjet përvojë pune në projektim, instalim, konfigurim dhe zgjidhjen të problemeve të sistemeve të rrjetit dhe një
notë në testin që duhet të kalohet me një çmim rreth 875$. Pagesa mesatare për një IT menaxher me certifikatën MCSE është 77,000$, sipas PayScale.com.  Janë rreth 12 nivele MCITP dhe pagat për një IT specialist apo konsulent shkojnë prej 47 000$ deri në 70 000$.

CompTIA (A+, Network+, Security+, Linux+): Pa qëllim fitimi, Computing Technology Industry Association (CompTIA) ofron certifikime të popullarizuara  si opsione shumë të mira nëse jeni dukë kërkuar një konsulent i cili ka një përzierje përvojash përtej një marke të vetme. Ndër opsionet e këtyre certifikimeve, një A+ kërkon 400 orë përvojë në praktikë.  Një hap në kompleksitet, provimi rreth 239$ i Network+ i shpërblen kaluesit e testit me të paktën 720 deri 900 pikë me certifikatën. Testi 90-minutësh dhe me kosto 258 $ Security+ ka një rezultat minimal prej 750 pikësh për të kaluar. Edhe testi Linux+ po ashtu ka kërkesa të ngjashme. Njerëz të roleve të ndryshme të IT-së në përgjithësi kanë fituar me këto certifikime një pagë vjetore prej 40 000 deri 80 000 dollarë. Pas janarit, këto certifikime do të zgjasin tre vjet më shumë

Cisco (CCNP, CCNA, CCIE): Ndër certifikimet më të njohura të industrisë, Cisco Certified Network Associate (CCNA) mbulon instalimin dhe menaxhimin e rrjeteve me madhësi mesatare. Ajo kërkon një notë kaluese në një provim prej 250$ dhe certifikim zgjat tre vjet. Akreditimi në CCNA është një parakusht për hyrjen në sistemin e nivelit të mesëm të Cisco, siç është Cisco Cetrified Network Professional (CCNP), që kërkon kalimin e tre provimeve 2-orëshe dhe kushton rreth 600 $. Në fund dhe si sistem i nivelit më të lartë, certifikimi në Cisco Certified Internetwork Expert (CCIE) është parë si standardi më i lartë në punën specifike të Cis-
co-s. Ka shtatë kapituj, me një provim me çmim rreth 1750$. Kuali-fikimi përfshin 8 orë punë laboratorike dhe një notë kaluese në provim me shkrim.

Apple (ACSP, ACTC): Një profesionist me  aftësi për Microsoft mund të mos dijë si të  menaxhoj Mac-ët. Për kompanitë dhe dyqa- net që mbështeten në produktet e Apple  ose përdorin një përzierje sistemesh opera- tive të ndryshme, Apple Certified Support  Professional (ACSP) dhe Apple Certified  Techical Coordinator (ACTC) mbulojnë  aftësitë themelore nëse personat e kualifi- kuar i dëshmojnë njohuritë e mbledhura në  teste që kushtojnë 200 – 400$ respektiv- isht. Për mbështetjen në rrjete shikoni  Apple Certified System Administrator  (ACSA), certifikim që përfshin katër  provime me një total prej 650$.

International Information Systems Secu- rity Certification Consortium (CISSP): Nëse kompania juaj merret  me të dhëna të rëndësishme të pronës dhe ka një nevojë të thellë  të sigurisë, Certified Information Systems Security Professional  (CISSP) është i njohur për rigorozitet. Njerëzit që kualifikohen për  këtë certifikim duhet të kenë punuar të paktën pesë vjet në fusha të  tilla siç janë arkitektura e sigurisë dhe dizajnit dhe pastaj të kalojnë  provimin që kushton rreth 599$.

Information Systems Audit and Control Association (ISACA): Ky  certifikim i avancuar është i rezervuar për konsulentët e IT sig- urisë dhe auditorët që kanë grumbulluar pesë vjet përvojë në këtë  fushë. Testi kushton 415$ apo më shumë. Konsulentët teknikë që  fitojnë këtë vulë miratimi gëzojnë një rrogë mesatare vjetore prej  87 000 $.

Project Management Professional (PMP): Ky certifikim i respe- ktuar është për njerëzit që kanë një arsim universitar dhe së paku  tre vjet përvojë në menaxhime projekti. Provimi me 200 pyetje  kushton 555$ për t’u provuar. Pagesa mesatare e menaxherëve të  certifikuar PMP të IT-ve është 89 000 $. Për më shumë këshilla se si t’i lidhni IT kredencialet me detyrat  që kompania juaj ka nevojë, shihni “Cilat certifikime ju nevojiten?”  (find.pcworld.com/71006).

 

 

Lajmet e fundit>