Biznes

IT Industria do të udhëheq rimëkëmbjen ekonomike

Aug 19 2009
0 Shpërndarje
IT Industria do të udhëheq rimëkëmbjen ekonomike

Ky është një rezultat që është arritur përmes një hulumtimi nga KPMG. Dy të tretat e shefave ekzekutiv të marrë në pyetje, menduan se industria e tyre do të bënte një rimëkëmbje të plotë nga recesioni ekonomik sesa ekonomia e përgjithshme amerikane. E në anën tjetër CEO-t me bazë në Silicon Valley ishin edhe më optimistë, ku 77% prej tyre menduan të njëjtën gjë.

Tetë prej dhjetë menduan se viti 2010 do të jetë viti kur sektori i teknologjisë do të rimëkëmbet, dhe 78% prisnin të hyra më të fuqishme ndërsa 72% shikonin për përfitime më të mira.

Lajmi i mirë për njerëzit e punësuar në sektorin e teknologjisë është se vetëm 31% kanë thënë se janë kyçur në shkurtimin e kostove, gjersa pjesa e mbetur janë duke vendosur  forcë në rritje afatgjata.
Faktorët që do të promovojnë rimëkëmbjen ekonomike janë besimi i përmirësuar i bizneseve, përmirësimi i besimit të konsumatorëve dhe treg i përmirësuar për punë. 39% e ekzekutivëve të teknologjisë së harduerit besuan se nëse njerëzit do të shpenzonin më shumë para do të kishte si rezultat rimëkëmbjen.

Lajmet e fundit>