Analiza

IT Industria gati për të shpenzuar me të madhe

Jan 12 2010
0 Shpërndarje
IT Industria gati për të shpenzuar me të madhe

Shpenzimet në SHBA pritet të rriten për 6.6 përqind gjatë këtij viti (568 miliard dollarë) ndërsa shpenzimet IT anembanë botës pritet të rriten për 8.1 përqind apo për rreth 1.6 trilion dollarë.

Rritjet më të mëdha do të vërehen në fushat e softuerit dhe harduerit kompjuterik.

Andrew Bartels, zëvendës president i Forrester dhe analist kryesor i kësaj kompanie tha se rënia teknologjike në vitin 2008 dhe 2009 është “definitivisht pjesë e së kaluar”. Ai tha “Të gjitha elementet po japin shenja të qarta se viti 2010 është vit për shpenzime të mëdha teknologjike. Në SHBA shpenzimi në teknologji do të rritet për mrekulli”.

Ai mendon se Evropa, rajon me performancën më të fuqishme, pritet që të përjetojë një rritje të shpenzimeve teknologjike prej 11.2 përqind, duke qenë e ndihmuar edhe nga rënia e dollarit. Por tregu më i dobët do të mbetet Evropa Lindore, Lindja e Mesme dhe Afrika, ku shpenzimet do të rriten vetëm për 2.4 përqind.

Lajmet e fundit>