Biznes

IT industria në Kosovë me potencial të jashtëzakonshëm

Dec 23 2010
0 Shpërndarje
IT industria në Kosovë me potencial të jashtëzakonshëm

Është mëngjes në Appdec në Prishtinë dhe ekipi zhvillues i Betim Drenicës është në vlugun e punës. Një grup prej 20 anëtarësh qëndrojnë të ngjitur pranë kompjuterit të tyre, duke koduar, ndërsa në anën tjetër 24 vjeçari, që është në pozitën e Oficerit Udhëheqës të Zhvillimit, vëzhgon grupin e të rinjve të tij që janë edhe gjenerata më e re profesionale në kuadër të teknologjisë informative të Evropës. 

“Këtu, ne kemi projekte të ndryshme” thekson Betimi për DW. “Jemi në fund të zhvillimit të një  softueri financiar që po e plasojmë në treg. Ky softuer është shumë i avancuar, dhe anëtarët e ekipit, siç po i shihni, janë duke zhvilluar të pavarur, pa ndonjë lloj ndihme. Por, siç mund të shihni krahas këtij monitori, një tjetër softuer shumë i ndjeshëm është duke u zhvilluar për kontrollimin e armëve të vogla”.

Në fakt ky projekt për të cilin është shprehur z. Drenica për DW demonstron se të rinjtë e Kosovës pranë kompanisë Appdec, janë duke zhvilluar një sistem që iu mundëson autoritete ligjore të Kosovës që të përcjellin armët e vogla, aspektin legal dhe autoriativ të tyre. Kjo është një përgjegjësi mjaft e madhe për personelin që punojnë në kuadër të këtij projekti, e ka edhe të tillë që punojnë pa pagesë në këmbim të përfitimit të trajnimit në kuadër të platformave më të fundit zhvilluese.

ITOutsourcing po shkëlqen

Pavarësisht se ende llogaritet një shtet i ri, Kosova ka një gjeneratë të re njerëzish që janë të etur për tu futur në një lëvizje të artë që po ndodh në Evropën Qendrore dhe Lindore. IT Outsourcing (Outsourcing – ka të bëjë me transferimin e punëve të një biznesi apo organizate tek një biznes apo organizatë tjetër) në Kosovë është bërë një biznes i jashtëzakonshëm, duke arritur vlerë prej mbi 3 miliard euro në vitin 2009, dhe pritet që kjo vlerë të arrij në 3.7 miliard euro gjatë këtij viti. Këto shifra i ka bërë të ditura në një raport grupi tregtar industrial, Central and Eastern Outsourcing Association (CEOA).

Ajo që po vërehet në tregjet e Evropës perëndimore është se kompanitë po synojnë të shkurtojnë kostos, dhe vazhdimisht po dërgojnë punë teknologjike drejt lindjes së Evropës apo më mirë thënë drejt vendeve si Kosova. Detusche Bank ka një pjesë të softuerit të saj të zhvilluar në Ukrainë, kurse Siemens ka një qendër hulumtimi dhe zhvillimi në Rumani. Këto shtete gjithashtu janë duke përjetuar rritjen më të lartë në IT Outsourcing.

Përveç kësaj, sipas raportit, shtetet prej Bullgarisë deri në Sllovaki (duke përjashtuar shtetet Baltike), i kanë ikur një rënie ekonomike pasi që numri i IT specialistëve që punojnë për kompani të dedikuara për outsourcing kishte arritur në gati 100,000 njerëz.  “Është një numër i madh dhe  kjo do të thotë se outsourcing dhe shërbimet në Evropën Qendrore dhe Lindore janë duke u zhvilluar shpejtë” ëshë shprehur për DW Andriy Cherevko nga Softserve, një kompani  për outsourcing që ka sponsorizuar studimin.

Kosova ende me papunësi të lartë

IT industria në Kosovë është ende në fazat e hershme, por ka shpresë për zhvillim të mëtutjeshëm falë rritjes së numrit të kompanive të pranishme në këtë treg, rritjes së konkurrencës dhe rritjes së numrit të stafit të profesionalizuar. Gjithashtu nën mbështetjen e mediumeve të dedikuara për teknologji si PCWorld Albanian, dhe së fundi edhe të revistës CIO në Shqip, po rritet edhe më tej serioziteti i kësaj industrie.

Megjithatë papunësia është ende e lartë, duke tejkaluar shifrën prej 40 për qind, ndërsa nuk duhet harruar se shpërndarja më e madhe e internetit nuk është bërë deri pas përfundimit të luftës me Serbinë.

ITKosova gjithashtu ka edhe popullsinë më të re në Evropë, dhe ka një numër të madh të tyre që janë të edukuar mirë, njohës të teknologjisë dhe të etur për të punuar. Kjo edhe ndihmon të shpjegohet pse Appdec, një kompani me bazë në Prishtinë që zhvillon softuer, nuk ka mungesë të talenteve. Një zhvillues i ri mund të arrijë të përfitojë deri në 500 euro në muaj, gjë që është një pagë lëmosh nëse krahasohet me standardet e Evropës Perëndimore, ku paga arrin të jetë dyfish më e lartë.

Për Adem Gashin, një ueb specialist 25 vjeçar nga Appdec, puna nuk është thjeshtë diçka që të sjellë një pagë të mirë. Ajo është edhe diçka përmes së cilës ai mund t’i ndihmojë shtetit të tij duke mos pasur nevojë që të largohet dhe të kërkojë punë jashtë vendit. “Disi ndihem se jam përzgjedhur të punojë në IT në Kosovë” theksoi Gashi për DW. “Unë mund të punojë në tele-prezencë, tele-remote, e gjithashtu mund të bëjë outsourcing prej këtu, por nuk do të largohem nga shteti im”.

Kosova ka pozitë strategjike

Pavarësisht se Kosova ka një papunësi të lartë dhe një infrastrukturë të brishtë, ajo është vetëm disa orë larg nga qytetet kryesore të Evropës si Frankfurti, Parisi, Roma apo Viena, dhe në këtë mënyrë paraqitet si një atraksion kyç për investime në IT. 

Joan de Boer, është njëri prej atyre që e di rëndësinë e kësaj, dhe ai udhëton vazhdimisht nga Amsterdami në Prishtinë, ku ka një firmë për zhvillim të uebit të quajtur Springs. “Pagat janë të ulëta këtu” theksoi ai për DW. “Ne në fakt mund të konkurrojmë me Indinë. Dhe mos të harrojmë se është shtet i Evropës. Është shumë afër – është edhe në të njëjtën zonë të orës. Dhe nëse ka një problem, ju mund të vendoseni në një aeroplan në ora 10 të mëngjesit dhe të arrini në një takim të punës në Amsterdam”.

Zyrat e Spring janë në Berlin, Amsterdam dhe Paris dhe ato sjellin punë nga klientët e Evropës Perëndimore, por punët më pas kalojnë tek një ekip në Prishtinë. De Boer thekson se zhvilluesit e tij krijojnë punë më të mirë sesa homologët e tyre në Evropën Perëndimore, me një zbritje të përgjithshme prej rreth 20 për qind”. De Boer shton se të kosovarët janë të edukuar mirë dhe kanë universitete të mira, por edhe pse kanë ngecur për shkak të luftës ata janë të jashtëzakonshëm në punën e tyre.

Central and Eastrern Europe Outsourcing Association e shikon në rritje të mëtutjeshme këtë sektor të IT-së në rajonin tonë, por sipas tyre kompanitë e Evropës Perëndimore po zënë hapin dhe kjo nënkupton se pagat do të rriten edhe për këta zhvillues të rinj të tregjeve si Kosova. /pcwordalbanian

Lajmet e fundit>