Harduer

iTablet në fazat e zhvillimit?

Aug 13 2009
0 Shpërndarje
iTablet në fazat e zhvillimit?

Nëse dikush ka arritur që disi të nxjerrë një video gjatë së cilës Apple Table gjendet në aksion, do të ishte mrekulli, por të arrijë të nxjerrë dy është disi e dyshimtë… Pavarësisht kësaj disa gazetar të teknologjisë edhe pse kanë shumë pak besim në përmbajtjen që shfaq video, deklarojnë se mund të ketë diçka këtu.

Por sido që të jetë, edhe nëse këto video nuk janë reale, Apple do të duhej të mendojë për punësimin e atyre që i kanë bërë për shkak se duket si një ide e qëlluar.

Sigurisht disa detaje mungojnë, si shtrirja e tekstit në disa prej elementeve, por shikoni sistemin në aksion. Duket sikur të keni shumë iPhone në të njëjtin ekran gjigant (dhe ndoshta për këtë bëhet fjalë në këto video).

Pavarësisht kësaj, çfarëdo që të jetë, dëshira për konsum të kësaj pajisje është e jashtëzakonshme. Na mbetët vetëm të shpresojmë që produkti i Apple do të jetë i njëjtë apo edhe më i mirë.

Shikoni videot dhe shkruani ndonjë koment mbi vërtetësinë e këtyre videove.

Lajmet e fundit>