Lajmet

Italia heton Apple, Google, Amazon dhe Gameloft për praktika të padrejta tregtare

May 21 2014
0 Shpërndarje
Italia heton Apple, Google, Amazon dhe Gameloft për praktika të padrejta tregtare

_h353_w628_m6_otrue_lfalse (1)Në Itali, Autoriteti i Konkurrencës dhe Antitrustit deklaroi se gjigantët e mëdhenj Apple, Google, Amazon dhe zhvilluesi francez i lojërave Gameloft janë nën hetim për praktika të padrejta tregtare. Hetimi i nisur mbi gjigantët e teknologjisë duhet të përcaktojnë nëse këto kompani po çorientojnë konsumatorët duke reklamuar aplikacionet e lojërave telefonike si pa pagesë.

Por, në fakt, pasi konsumatorët luajnë deri në një farë pike, ju kërkohet që të vazhdojnë më tej, duke ju kërkuar blerjen e aplikacionit. Rregullatori u shpreh që konsumatorët besonin që aplikacioni me të cilin luanin ishte i gjithi pa pagesë, pavarësisht kësaj, ata duhet ta dinin koston e plotë të lojës që në fillim.

Apple nuk ka pranuar të komentojë, ndërkohë që Gameloft është shprehur që po bën verifikime mbi çështjen, por nuk ka dhënë asnjë koment tjetër. Nuk është arritur akoma të merret një koment nga Google dhe Amazon. Zëdhënësi i Autoriteti të Konkurrencës dhe Antitrustit në Itali deklaroi që hetimet do të zgjasnin shtatë deri në tetë muaj.

Ndëshkimi maksimal që mund të jetë mbi këto kompani do të jetë deri në pesë milion euro. Sipas komisionit të ngritur hetimor, në Bashkimin Evropian, më shumë se gjysma e aplikacioneve telefonike reklamohen si pa pagesë, ndërkohë që ndodh e kundërta. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>